Mijëra vullnetarë i bashkohen ushtrisë irakiane për të luftuar ISIL-in
Mijëra vullnetarë janë regjistruar në qendrat e rekrutimit të Irakut, gjatë ditëve të fundit, ndërsa forcat e armatosura po përpiqen të largojnë militantët e lidhur me al-Kaidën.
Sipas Press TV, figura politike, autoritete fetare dhe udhëheqësit fisnor janë në mesin e atyre që u bashkuan në luftën kundër të ashtuquajturit Shtetit Islam i Irakut dhe Levantit (ISIL).
Në Bagdad, njerëzit janë mbledhur në
selinë e Komandës Federale të Policisë,
duke brohoritur parulla fetare dhe atdhetare. Ata thonë se mobilizimi i tyre
është përgjigje e thirrjeve të figurat kryesore fetare të vendit.
Arshad al-Salehi, kreu i Frontit
Turkmen të Irakut, ka bërë thirrje, gjithashtu, për turkmen të Irakut që të
marrin armët kundër militantëve.
Rreth 1,5 milionë irakianë kanë dalë
vullnetarë për t'u bashkuar në betejat
kundër militantëve të lidhur me al-Kaides. Vullnetarët janë nga të gjitha
moshat, madje ka edhe oficerë në pension.
Gjatë ditëve të fundit, forcat e
armatosura irakiane kanë qenë të angazhuara në përleshje të ashpra me
terroristët, të cilët kanë kërcënuar për të vazhduar aktet e dhunës në disa
qytete të Irakut, duke përfshirë edhe kryeqytetin e Irakut, Bagdadin.