Muslimanët sunnitë të Irakut afrohen me vëllezërit shi’itë kundër terroristëve të ISIL-it
Autoritetet fetare të myslimanëve sunni të dielën lëshuan Fetva (Dekret) dhe kanë bërë thirrje për Xhihad, në pajtim me bashkëkombësit e tyre myslimanë shi’itë, kundër terroristëve të grupit të ashtuquajtur Shteti i Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS).
Kjo lëvizje, ky veprim për të formuar milici popullore të quajtur “Brigada -Ammar al-Jaser” erdhi pas thirrjes së fundit të Ajetullah Sejjid Ali Sistani, që bëri për të gjithë muslimanët e Irakut, që të marrin armët kundër kërcënimit të unitetit të Irakut.