Iraku

Nuri al-Maliki: Militantët nuk kanë ku të fshihen

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka paralajmëruar militantët tekfiristë që veprojnë brenda Irakut se ata nuk kanë ku të fshihen sepse     Forcat e Armatosura të Irakut po përparojnë drejt bazave të tyre.


   Kryeministri al-Maliki i bëri komentet në një fjalim në një kamp ushtarak pran vullnetarëve luftëtarë të dielën, në Mahmoudije, 30 kilometra në jug të kryeqytetit, Bagdad.


    Ne e kemi rimarrë iniciativën dhe këtu ne jemi duke përparuar për të mposhtur ata me ju dhe me vëllezërit tuaj në forcat e armatosura dhe me të gjithë ata që qëndruan me vullnetin e popullit irakian, tha al-Maliki, duke iu referuar militantëve të al-Kaides, Grupit të ashtu-quajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISISl).


      Ne kemi filluar të marshojnë në drejtim të tyre. Nuk do të ketë vend për ta për t’u fshehur. Motoja jonë dhe slogani juaj duhet të jetë që ata nuk kanë vend për t’u fshehur, shtoi kryeministri irakian.


      Më parë gjatë ditës, forcat e sigurisë dhe fiseve lokale ndalën një sulm nga militantët e ISIL-it në qytetin strategjik Tal Afar, në provincen Ninive, duke vrarë të paktën 18 militantë dhe shkatërruan pesë automjeteve të tyre.  


     Sipas zyrtarëve lokalë, rreth 8.000 luftëtarë fisnorë janë bashkuar në luftën kundër militantëve tekfiristë në Ninive.


     Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë irakiane tha se rreth 300 terroristë janë vrarë në përleshje me forcat irakiane gjatë 24 orëve të fundit.


      Militantët kanë marrë kontrollin e Mosulit, i cili ndodhet 140 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit. Ata janë betuar se do të vazhdojnë sulmin e tyre drejt Bagdadit, por paraprakisht sulmi i tyre është ngadalësuar sepse forcat ushtarake irakiane dhe luftëtarët vullnetarë kanë filluar të angazhohen në disa fronte, në disa raste edhe duke i larguar militantët nga zonat që i kishin pushtuar më parë.