Mundësit e Iranit, në stil të lirë, të parët në botë
Ekipi Kombëtar i Iranit i mundësve në stil të lirë ka fituar pesë medalje në edicionin e 28-të të turneut të Kampionatit Ushtarak Botëror të Mundjes në Iran.
Të dielën, më 28 tetor 2013, mundësit iranian, Farshad Safarzadeh, Said Dadashpour dhe Esmail Nexhatian paraqiten shfaqje mbresëlënëse në Sallën e Dytë të Shtëpisë së Mundjes në Teheran, ku fituan medaljen e artë në kategorinë sllallom me peshë 60 , 74 dhe 84 – kilogram.
Xhafer Shems Nateri, gjithashtu, fitoi një medalje argjendi për Iranin në kategorin me peshë 120 kilogram.
Ekipi iranian grumbulloi 68 pikë dhe u emërua si skuadra më e mirë, në vendin e parë. Kazakët zunë vendin e dytë me 48 pikë, dhe vendin e tretë kinezët me 42 pikë.
Mundësit ushtarak iranianë përfunduan ditën e parë të konkurueseve në mundje, stil i lirë, të shtunën, me dy medalje ari dhe një argjendi.
Muhammad Naderi mundi Yang Jung Sung - nga Koreja e Veriut në periudhën përfundimtare të kategorisë me peshë 66 kilogram dhe fitoi medaljen e artë.
Medalja e bronzit shkoi në Ukrainë, tek mundësi Khavylof Johanni, i cili e mundi Azad Sakajefin nga Kazakistani
Në kategorinë me peshë 96 kilogram, Xhafer Daliri i Iranit fitoi medaljen e artë kundër polakut, Radoslaw Baran.
Muhammad Sohail nga Iraku mundi mundësin armen Viktor Hazyshvyly dhe fitoi një medalje bronxi.
Sportisti iranian, Omid Xhelali Bahar mundi kundërshtarin e tij nga Koreja e Veriut, Jong Hak në kategorin me peshë 55 - kilogram dhe fitoi medaljen e artë.
Yeldaz Abi Ktof nga Kazakistani mposhti mundësin kinez Jong Hak dhe fitoi medaljen e bronzit.
Edicioni i 28-të i turneut Ushtarak të Kampionatit Botëror i Mundjes u hap në Teheran, kryeqyteti i Iranit, më 22 tetor 2013 dhe përfundon më 28 tetor 2013.
Kjo veprimtari mblodhi së bashku më shumë se 300 sportistë nga 17 vende të botës.
Mundësit ushtarak që morën pjesë në këtë kampionat ishin nga këto shtete, nga Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Brazili, Kina, Egjipti, Finlanda, Irani, Iraku, Kazakistani, Koreja e Veriut, Pakistani, Polonia, Siria, Tunizia, Turqia dhe Ukraina.