Al-Sadr bën thirrje për paradë ushtarake në të gjithë Irakun
Autoriteti i fuqishëm fetar i Irakut, Muktada al-Sadr u bëri thirrje mbështetësve të tij që të mbajnë një paradë të përgjithshme ushtarake në të gjithë vendin të shtunën e ardhshme për të rritur unitetin midis irakianëve.
Vendi ynë i dashur është i
rrethuar, është në rrezik dhe armiqtë e kanë pushtuar atë. Për të rritur
unitetin dhe gatishmërinë, u bëj thirrje të gjithëve për të mbajtur një paradë ushtarake
në të gjithë vendin si një shfaqje e fuqisë sonë për të luftuar kundër armiqve
tanë të armatosur, tha al-Sadr në një deklaratë të postuar në faqen e
tij, raportoi Al-Alam.
Një komision posaçëm duhet të
formohet për të kryer paradën ushtarake, shtoi deklarata.
Të mërkurën, al-Sadr bëri thirrje për formimin e njësive
mbrojtëse kundër militantëve radikalë për mbrojtjen e objekteve fetare vendit.
Një gjendje e jashtëzakonshme u
shpall në Irak nga kryeministri Nuri al-Maliki të martën, pasi militantët
radikal nga i ashtuquajturi Shteti Islam i Irakut dhe Sirisë ka nisur një
ofensivë të madhe në disa pjesë të vendit.
Al-Sadr tha në një deklaratë të
mëparshme se ishte i gatshëm për të formuar njësi të paqes për të
mbrojtur vendet e shenjta e të
muslimanëve dhe të krishterëve, në bashkëpunim me qeverinë.