Amerike

Kur’ani i djegur pranë xhamisë, Imami i Dearbornit bën thirrje për paqe

Duke i mbajtur tre Kur’ana, por të djegur në duart e tij gjatë predikimit të tij, udhëheqësi shpirtëror i Qendrës Islam Arsimore Kerbala në Dearborn, Micigan, SHBA, bëri thirrje për paqe dhe dhënien fund të fanatizmit fetar.


   Kjo është terrorizëm, tha Imam Hushami Al-Husaini në lidhje me Kur’anin, por të cilët janë gjetur djegur jashtë xhamisë këtë javë. Kjo është urrejtje. ... Le të lutemi për paqen këtu dhe në të gjithë botën.


     Imami Al-Husejni tha se të martën pasdite anëtarët e xhamisë së tij gjetën Kur’anë, por, librin e shenjtë të Islamit, e gjetën të djegur në zjarr në Warren Avenue pranë xhamisë, një qendër e myslimanëve Shi’i  irakianë-amerikanë.


Anëtarët e xhamisë me ujë e ndalën zjarrin. Policia e qytetit Dearborn po heton incidentin.


    Kjo ngjarje, për Kur’anët e djegur, erdhi vetëm një ditë përpara një vizite të planifikuar për të shtunën prej Terry Jones, një pastor, prift,  në Florida i cili është i njohur si prifti që dogji Kur’anin. Por, imami Hushami al-Husejni tha se ai mendon se djegia e Kur'anit jashtë xhamisë e tij është e lidhura me Terry Jones. Në muajin shtator, 2012, imami Al-Husejni mbajti një miting kundër Terry Jones jashtë xhamisë, duke mbajtur lart një fotografi të Terry Jones me një X të madh në të.


Kjo është hakmarrje, tha ai. Ai vjen këtu për të na terrorizuar.
Zëdhënësi  i priftit Terry Jones 'nuk u përgjigj me e-mail për komentin e kërkuar.

 

    Imami Al-Husejni, i cili është me prejardhje nga Iraku, e krahasoi  djegien e Kur’anit me sulmet e kësaj jave në vendin e tij, në Irak, nga grupet e lidhura me al-Kaidën. Ashtu si të tjerët në xhaminë e tij, ai kundërshtoi me forcë regjimin e Sadam Huseinit dhe grupet  ekstremiste si Al-Kaidën, e cila thuhet se është e përfshirë në sulmet e kësaj jave, ku kryengritësit morën kontrollin e dy qyteteve të mëdha.
Al-Husejni tha se djegia e Kur'anit dhe vizita e priftit Terry Jones, së bashku me sulmet e Al Kaidës në Irak, janë akte të ekstremizmit dhe terrorizmi  duhet të dënuar.


    Pas predikimit të tij, Imami Al-Husejni shfletojë nëpër faqet e djegura të Kur’anin, por, duke vënë në dukje referencat në Kur’an për  Jezusin, (hz.Isain, a.s.,) Moisiun, (hz.Musain a.s.) Aronin , hz.Harunin a.s.), Abrahamin, (hz.Ibrahimin a.s.) t, Marinë, hz.Mejremen a.s.)


    Ai tha se djegia e Kur'anit nuk ishte vetëm kundër islamit, por është edhe kundër Judaizmit dhe Krishterimit.


    Imami Al-Husejni tha se ai dëshiron të punojë me udhëheqësit hebrenj dhe të krishterë duke filluar një peticion për ta bërë të ndaluar  me ligj djegien e librave të shenjta të të tri besimeve Abrahamike. Hebraizimit, Krishterimit dhe Islamit.


    Ai tha se në qoftë se fjala e Zotit nuk respektohet, shoqëria do të vuajnë.

Burimi: Detroit Free Press