Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet terroriste të ISIS në Irakun e Veriut
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar ofensiven e fundit të terroristëve të ISILIT në Irak, duke thënë në një deklaratë se sulmet e fundit terroriste janë duke u kryer kundër popullit të Irakut në një përpjekje për të destabilizuar vendin dhe rajonin.
Sipas agjencisë Rusi Sot, gjatë këtyre ditëve, militantët
e Al-Kaidës, grupi i quajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit kanë marrë
kontrollin e qyteteve të mëdha të Irakut Mosul dhe Tikrit, në mesin e vendeve
të tjera në veri dhe perëndim të vendit.
Këshilli i Sigurimit i dënoi
në mënyrën më të fuqishme ngjarjet e fundit në qytetin e Mosulit në Irak, ku
elementet e organizatës terroriste ISIL kanë marrë pjesë të rëndësishme të
qytetit, duke përfshirë Konsullata Turke dhe shumë ndërtesave qeveritare, dhe mijëra
njerëzë janë zhvendosur, tha Këshillii Sigurimit.