Autoritetet gjermane bastisen Xhaminë në Berlin

Autoritetet gjermane thanë se policia ka bastisur një xhami të Berlinit si pjesë e një hetimi mbi imamin e xhamisë, me dyshimin për ngritjen e fondeve për të mbështetur një militant në Siri.

Prokurorët e Berlinit thanë të martën se 45-vjeçari Ahmad A., ishte objektivi i bastisjes në xhaminë As-Sahaba në Berlin, njoftoi AP.

Ata thanë në dy tweets se A., i cili predikon nën emrin Abul Baraa, është i dyshuar për financimin e terrorizmit për dërgimin e parave në një "luftëtar militant në Siri për blerjen e pajisjeve ushtarake".

Zëdhënësi i prokurorit Martin Steltner tha se nuk janë bërë arrestime dhe se bastisjet në xhami dhe vende të tjera kishin për qëllim marrjen e provave për hetimin e vazhdueshëm nga zyra e tij.

Burimi: IQNA