Kulturë - Art - Fe

Fëmijët hafizë të Kur’anit nderohen në Egjipt

Në një ceremoni të mbajtur në qytetin El Tor në provincen  jugore të Sinait në Egjipt, më shumë se 100 fëmijë janë nderuar që kanë mësuar përmendësh Kur'anin.

Sipas faqes së lajmeve të Abudhabi news website,Instituti Al-Khayr organizoi ceremoninë në Xhaminë e Manshiya në qytet.

Gjithsej 120 fëmijë u nderuan për përpjekjet e tyre për të mësuar Kur'anin përmendësh.

Ata morën pjesë dhe treguan performancë të mirë në Garat Kur’anore të mësimit përmendësh të Kur’anit në Qendrën Kur’anore të Hivzit, Shejh Abdul Wahid.

Ata morën certifikata të nderit dhe çmime në ceremoni.

Me qëllim të promovimit të aktiviteteve Kur'anore, programi u mbajt nga Instituti për të gjashtin vit radhazi këtë vit.

Burimi: IQNA