Kulturë

Studim: Njerëzit fetar janë më shumë bujar

Një studim i ri ka zbuluar se bujaria është drejtpërdrejt e lidhur me fenë, duke dëshmuar se njerëzit me besim janë më bujar se jobesimtarët.


     Besimi fetar duhet të motivojnë njerëzit për aktet e bujarisë dhe është e mirë për të parë këtë të pasqyruar në këto shifra,  tha për Telegraph të dielen më 9 qershor 2014, Dr. Martyn Atkins, Sekretari i Përgjithshëm i Kishës Metodiste.


    Aplikuan mbi 3,000 të anketuar nga të gjitha besimet dhe hulumtimi zbuloi se feja i bën njerëzit më bujar, duke i inkurajuar ata për të dhënë lëmoshë, sadaka.

 

    Studimi që përfshinte votimin nga ComRes tregoi se britanikët janë kryesisht më bujarë, sidomos njerëzit fetarë.


    Studimi zbuloi se rreth 70% e njerëzve në Angli kishin dhënë lëmoshë  muajin e kaluar.


     Në mesin e jobesimtarëve përqindja ishte i njëjtë, ndërsa shifrat tregojnë se njerëzit fetarë 80% e tyre japin lëmoshë, sadaka.

 
    Për disa njerëz një akt të thjeshtë i mirësisë, apo fakti që dikush e ka bërë diçka për ta, mund të thotë më shumë se çdo dhuratë financiare.
Por çdo veprim fisnik, sado i vogël, dëshmon për një Zot bujar dhe të dashur dhe që ndihmon për të ndryshuar botën për të mirë.


     Britania është vendi i një komuniteti musliman prej gati 2,7 milion.
Sipas Sheri’atit Islam, një musliman dhuron nga të ardhurat zekatin,  2.5 për qind, që e ka obligim të detyrueshëm për të ndihmuar të varfrit dhe nevojtarët.


    Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, muslimanët japin Zekatin dhe Fitrat, që janë shtylla e tretë të Islamit, që është obligim për çdo musliman (të aftë).


     Zekati duhet dhënë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në çdo kohë, por para `namazit të Bajramit.


     Në muajin korrik, të vitit të kaluar, 2013, një studim nga JustGiving ka zbuluar se muslimanët janë më bamirësit në Mbretërinë e Bashkuar, në krahasim me besimet e tjera.