Të burgosurit palestinez po përdoren si objekt testimi nëpër burgje
Nadera Shalhoub Kevorkian, një profesor izraelit në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit, ka thënë se me lejen e qeverisë, kompanitë kryesore farmaceutike në Izrael kanë testuar mbi të burgosurit palestinez dhe arab, ilaçet të cilat i kanë prodhuar.

Duke folur në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, profesori izraelit u shpreh se ata po zhvillojnë një projekt hulumtues për universitetin dhe se ata kanë të dhëna në lidhje me këto pretendime. Shalhoub Kevorkian u shpreh se: “Vendet ku jetojnë palestinezët janë sikur laboratore.”
Javën e kaluar, zyrtarët izraelitë refuzuan të dorëzonin trupin e Fares Baroud, një të burgosuri palestinez, i cili humbi jetën në burg. Familja e tij dyshon se Baroud mund të ju ketë nënshtruar testeve të tilla në burgun izraelit.
PO I TESTOJNË EDHE ARMËT
Shalhoub Kevorkian tregoi se edhe kompanitë e lidhura me ushtrinë, kanë testuar armët madje edhe mbi fëmijët në rajonin e pushtuar palestinez. Profesori u shpreh se: “Ata po përpiqen të përdorin një bombë gazi ose një bombë ere.”
Burimi: Rast Haber