Palestine

Një fëmijë dhe një adoleshent palestinez të vrarë nga IOF në kufirin e Gazës

Një fëmijë dhe një adoleshentë palestinezë u vranë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën pasi Forcat e Pushtuese Izraelite (IOF) vazhduan të sulmonin protestat paqësore të Marshit të Kthimit në kufijtë e Gazës të premten.

Ministria Palestineze e Shëndetësisë pohoi se forcat izraelite qëlluan dhe vranë një fëmijë, Hasan Ijad Shalabi, 14 vjeç, dhe Hamza Mohammed Shteiwi, 18 vjeç.

17 protestues të tjerë u plagosën gjatë sulmit, ndërsa qindra u trajtuan për thithjen e gazit lotsjellës, shtoi ministria.

Tre nga të plagosurit u dërguan në spital në gjendje kritike, tha gazetari i  Agjencisë së Lajmeve PIC.

Më shumë se 260 palestinezë janë vrarë dhe mbi 27,000 të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite që nga shpërthimi i protestave të  Marshit të Madh të Kthimit në kufirin e Gazës më 30 mars të vitit të kaluar.

Burimi: The Palestinian Information Center