Suudi Arabie

Tekfirizmi, përbindëshisauditi Frankenshtajnit

SHBA-të dhe Britania po krijojnë njëpërbindësh. Përbindëshat janë bërë që t’i hanë njerëzit e tjerë, por ata kanë një tendencë shqetësuese;kafshojnë dorën që i ushqen.

Megjithatë, SHBA-të dhe Britania po vazhdojnë të ushqejnë këtë përbindësh, pjesërisht sepse atyre u pëlqenjnë përbindëshat si dhe për shkak se kjo i suguron më shumë spiunazh, më shumë armë dhe më shumë luftë.

Krijimi i përbindëshit të 11 Shtatorit ishte i suksesshëm sepse u dha mundësinë atyre që të kenë një justifikum për të sulmuar kombet muslimane (me të vërtetë Gjeneralit Wesly Clarc iu tha se do të sulmoheshin shtatë vende).

Përbindëshat e sotëm janë tekfirsat, i cilët po ushqehen, sepse SHBA-të duan të ushqejnëçdo gjë qëështë në boshtin e së keqes. Në fund të fundit, miqtë ndihmojnë njëri-tjetrin, apo jo?

Megjithatë, në Europë, madje edhe në SHBA, ka një rritje të faktit se përbindëshat tekfirist së shpejti mund të hyjnë nga dera e pasme. Tani qeveritë perëndimore po ankohen për të rinjtë që shkojnë në Siri për t’iu bashkuar kokë-hanxharëve, kasapëve dhe mbytësve të vajzave të reja. Këta të rinj mund të kthehen në shtëpitë e tyre e të bëjnë të njëjtën gjë.

Megjithatë, edhe pse SHBA-të, Britania dhe të tjerë ankohen, ata po i inkurajojnë, financojnë dhe armatosin tekfirsat! Kjo, natyrisht, është kontradiktore, madje skizofrenike, por çfarëështë një cikë skizofreni kur je mes miqsh?

Megjithatë, fatkeqësitë kanë filluar të godasin edhe mendjet skizofrenike për shkak se përbindëshi po shfaqet gjithnjë e në më shumë vende. Një shembull është Iraku, ku vrasësit e Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit janë një manifestim i këtij përbindëshi. Një tjëtër, është veriu i Nigerisë, ku qindra vajza nigeriane janë rrëmbyer, përdhunuar dhe janë shitur si skllave nga Boko Harami.

Kush qëndron pas mizorive të fundit të kryera nga Boko Harami? Kush po i mbron ata? Kush po i financon ata? Pavarësisht varfërisë në zonë ( ku mbi 60% e popullsisë jeton me më pak se 2 dollarënë ditë) si ka mundësi që Boko Harami është filmuar me mjete të armatosura dhe armë të rënda? Ku i gjetën paratë për gjëra të tilla? Kush i furnizon me armë?

Këta nuk ishin Fairiesat (rusët, kinezët, apo iranianët). Ishte dhe vazhdon të jetë boshti i së keqes. Dhe çelësi për të kuptuar përbindëshin tekfirist është pyetja se kush po u siguron motivim psikologjik, i cili u thotë të rinjve se është e ligjshme të vrasësh këdo tjetër veç vetes?

Në të vërtetë kush po i nxit të rinjtë të kryejnë mizori, natyra e të cilave do të ishte e pa imagjinueshme vetëm pak kohë më parë? Kush e shenjtëron këtë sjellje të keqe? Kush i thotëkëtij përbindëshi se ajo që bën jo vetëm qëështë e pranueshme, por gjithashtu është edhe sakrifikë për hir të Allahut?

Të gjithë e dinë përgjigjen – janë sauditët. Ose më mirë, regjimi vicioz saudit. Më shumë se kushdo tjetër (dhe në krahasim me këtë, Amerika dhe Izraeli janë të vegjël) është regjimi saudit, i cili po promovon një botë të mizorisë dhe të shkatërrimit, nga e cila, edhe barbarët që pushtuan Romen do të ndjeheshin të turpëruar.

Për më tepër, në Bahrein, sauditët janë pas torturave dhe vrasjeve të kryera nga regjimi i Khalifas (një tjetër regjim totalitar që përdor skuadrat vrasëse për të terrorizuar popullin e guximshëm, i cili kërkon vetëm një grimcë demokraci). Mbretëria e Bashkuar, natyrisht, vazhdon t’i qendrojë besnike këtyre vrasësve duke shkatërruar çdo grimce respekti që pjesa tjetër e botës mund të ketë për të. Por, ka  një vetedije për falimentimin e politikës së jashtme britanike dhe se një ditë do të paguhet njëçmim.

Kjo vetëdije po rritet. SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të përballen me faktin se miliona sirianë shkuan me entuziazëm për të votuar dhe, po të entuziazmuar votuan për të mbajtur Asadin si president.

Dhe më pas kemi Hezbollahun, që në mënyrë domethënëse, nuk po quhet më organizatë terroriste nga Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry. Kerry është një politikan joparimor, ashtu siç ka qënë gjithmonë, por edhe ai po fillon të ndërgjegjësohet se politika e tij e jashtme tani është krejtësisht kontradiktore dhe se nuk ka logjikë, as moral, as substancë e kështu me rradhë.

Për më tepër, edhe Kerry mund ta shoh se kemi të bëjmë me një përbindësh jashtë kontrollit.

Atëherëçfarë mund të bëhet? 

Në pamje të parë, asgjë! Sepse tekfirizmi është pjesë integrale e vazhdimimësisë së shtetit saudit, i cili e mban kontrollin në mënyrë të pamëshirshme.

Por, më pas, zgjidhja bëhet e qartë – rrëzimi i regjimit saudit dhe më pas realizimi i dëshirës së thellë e të madhe të popullit për një shoqëri moderne dhe demokratike, (me të cilën SHBA-të dhe Britania mund të bëjnë tregti në mënyrë normale).

E gjithë kjo mund të duket e pamundur, përveç nëse Amerika dhe Britania e kuptojnë se përbindëshi që ata kanë ndihmuar të krijohet, tani po vjen nga dera e pasme dhe kështu, përveç nëse ata bëjnë diçka të menjëhershme, ata do të kafshohen.

Rrëzimi i regjimit saudit mund të behet, dhe shumë shpejt kjo mund të kthehet në domosdoshmëri.

Le të shpresojmë se për një herë, Amerika dhe Britania do të arrijnë të shkëputën nga kthetrat e Boshti të së Keqes.

 

Prof. Rodney Shakespeare është një profesot i ekonomisë në Universitetin e Trisaktit në Xhakarata, Indonezi. Ai ka një mastër nga Univeristeit i Kembrixhit. Është i kualifikuar nëMbretërinë e Bashkuar dhe një bashkëthemelues i Global Justice Movement (Lëzivjes Globale për Drejtësi) www.globaljusticemovement.netËshtë antarë i Këshillit të Krishterë për Drejtësi Monetare. Faqja e tij kryesore në internet ështëwww.binaryeconomics.netShakespeare është gjithashtu Kreu i Komitetit kundër Torturës në Bahrein.