Egjipt

Analisti: Regjimi i Mubarakut kthehet përsëri në pushtet

Press TV ka zhvilluar një intervistë me autorin dhe komentatorin politik Ali al-Kabani për të folur për Egjiptin dhe presidentin e tij të ri të zgjedhur Abdel Fatah Al-Sisin.

Më poshtë keni një transkriptim të përafërt të intervistës:

Press TV: Le të shohim rëndësinë e perurimit dhe asaj që do të vijë më pas. A mendoni se [Abdel Fattah] Al-Sisi do të ketë legjitimitetin që dëshiron në Egjipt?


Al-Kabani: Në fakt, Sisi kurrë nuk do të ketë legjitimiteti në Egjipt, sepse ai erdhi në pushtet me anë të tankeve pas grushtit të shtetit ushtrak të 3 korrikut [2013], por është ironik fakti se njeriun, i cili bëri thirrje për masa shtrenguese në të gjithë vendin, sot  të gjithë e pamëse si kremtonte ceremoninë perandorake ekstravagante gjatë përurimit të tij si president. Gjithashtu mund të shohim aparatin propagandistik shtetëror duke folur rreth këtij përurimi sikur të ishte një ngjarje historike për herë të parë në Egjipt, një president në detyrë që i merr pushtetin një presidenti të zgjedhur.

Se pari, ai nuk është një president i përkohshëm. Ai është nje president tradicional i zgjedur nga krei i grushtit të shtetit dhe ai ishte në atë pozicion përkohësisht, derisa Sisi e përgatiti opinionin publik që ai të vidhte pushtetin. Gjithashtu, kjo është një gënjesht[r e madhe, dhe nuk është hera e parë,  sepse pas vdekjes se [Gamal Andel] Naserit, zëdhënësi i parlamentin ishte presidenti tradicional në detyrë dhe ai ia transferoi pushtetin [Enver] Sadatit. Prandaj, ata gënjyen dhe mendojnë se popullin nuk ka kujtesë. E teprojnë dhe mundohen të mashtrojnë popullin egjiptian dhe opinionin publik.

Pra, për t’iu përgjigjur shkurt pyetjes suaj, ai kurrë nuk do të ketë legjitimitet, sepse gjysma e popullit po proteston kundër ardhjes së tij në pushtet, sepse ai mori një gjë dhe bëri një gjë tjetër, sepse sot për shembull, ishte një ditë me humbje për ekonominë egjiptiane me rreth dy miliardë paundë egjiptianë, plus një milion të shpenzuara në pallatin presidencial për ta rinovuar dhe milionat që u shpenzuan sot në këtë ceremoni false. Të gjitha këto miliona paund duhet të ishin shpenzuar për të sheruar problemet kronike të shoqërisë egjiptiane, në vend të kësaj shfaqjeje ekstravagante për këtë përurim.


Press TV: Duke parë situatën ekonomike, sepse ju sapo përmendet disa pika, të cilat natyrisht kanë pasur një efekt në ekonomi, a mendoni se ai do të jetë në gjendje të kthej situatën ekonomike në Egjipt? Ne kemi parë se shtete si Arabia Saudite tani po thonë se ata do ta mbështesin vendin financiarisht? Me thoni, kjo mbështetje që vjen nga Rijadi, çfarë do të thotë për Egjiptin?


Al-Kabani: Asnjë vend nuk e përmirëson situarën e vet konomike duke u mbështetur në lypjen dhe ndihmën e huaj. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori. Kjo është arsyeja pse Sisi sot falënderoi dy njerëz: Mbretin e Arabisë Saudite dhe presidentin tranzitori, por harroi të falenderojë popullin egjiptian, i cili e solli në pushtet, sipas gënjeshtrave të tij. Por, asnjë qeveri, apo president nuk mund të ndryshojë ekonominë dhe të zgjidh problemet. Është populli ai që mund ta bëjë këtë. Roli i qeverisëështë që të vendosë demokracinë, mundësi të barabarta dhe të luftojë korrupsionin, në mënyrë që populli të ndërtojë ekonominë dhe të ardhmen.


Pra, Sisi nuk do të ketë një shkop magjik dhe as një fuqi magjike që të ndryshojë ekonominë. Ajo që ne do të shohin është kthimi i regjimit të Mubarakut dhe pasuria e vendit do të plaçkitet nga të njëjtit njerëz të korruptuar të biznesit përreth presidentit, ndërsa pjesa tjetër e popullit do të vuajë nga regjimi i korruptuar, i cili është kthyer edhe njëherë në Egjpt më një fytyrë të re. Pra, asnjë ekonomi nuk mund të ndryshohet apo të korrigjohet pa një demokraci të vërtetë, e cila të krijojë një mjedis të shëndetshëm për vendin në mënyrë që të përparojë dhe të zhvillohet.