Qerbelaja organizon tubimin e grave hafize të Kur'anit
Tubimi i dytë i grave irakiane, hafize të Kur'anit, do të mbahet në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Kafa, Qendra e Dar-ul Kur'anit e Kujdestarisë së Shejtë të Xhamisë të Imam Husejnit (a.s.) organizon këtë ngjarje.
Instituti Kur'anor Basaer gjithashtu bashkëpunon në mbajtjen e tubimit, të planifikuar për të shtunën, më 9 shkurt.
Tubimi do të shërbejë si vend për gratë aktiviste të Kur'anit për të shkëmbyer përvojat e tyre në memorizimin e Kur'anit të Shenjtë.
Do të ketë gjithashtu fjalime, sesione të këndimit të Kur’anit dhe seminare për çështjet Kur'anore.
Qindra gra nga krahina të ndryshme të Irakut pritet të marrin pjesë në tubim.
Aktivitetet kur’anore janë zhvilluar dukshëm në Irak që nga përmbysja e ish-diktatorit Saddam Hussein në vitin 2003.
Ka pasur një tendencë në rritje të programeve Kur'anore si gara, seanca recitime dhe programe arsimore të mbajtura në vend gjatë viteve të fundit.
Burimi: IQNA