Irani është një fuqi e madhe rajonale
Ministri i jashtëm spanjoll Josep Borrell ka vlerësuar fitimet 40-vjeçare të Revolucionit Islamik të Iranit në një postim të tij në Twitter në mbrëmjen e së dielës, duke theksuar se Republika Islamike e Iranit është një nga fuqitë e rëndësishme të rajonit.
Sipas raportit të IRNA-së, ministri i jashtëm spanjoll Josep Borrell ka theksuar se Irani ka fuqinë t'i rezistojë sanksioneve të Amerikës, duke shtuar se Uashingtoni ka përballuar dy humbje të rënda në vitet 70, njëra prej të cilave ishte kundër Vietnamit dhe tjetra kundër Iranit.
Duke iu referuar rolit të rëndësishëm të Iranit në rajon, ministri i jashtëm spanjoll Josep Borrell ka thënë Irani ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës së Sirisë, duke mbështetur kështu qeverinë e këtij vendi.
Duke vënë në dukje se zhvillimi shkencor dhe social i Iranit është i admirueshëm në vitet pas fitores së Revolucionit Islamik, ministri i jashtëm spanjoll, Borrell u shpreh se në vitin 1976 vetëm 35 për qind e popullsisë iraniane ishin të shkolluar, ndërsa tani kjo shifër arriti në 85 për qind.
Në marshimet e 22 Behmenit (11 shkurtit), populli iranian ka pranuar edhe një herë idealet e Revolucionit Islamik dhe Udhëheqësin e Revolucionit Islamik.
Burimi: Rast Haber