Prifti që dogji Kur’anin ka planifikuar një miting përballë xhamisë
Terry Jones, pastori i njohur nga Florida, që dogji Kur’anin, ka planifikuar një miting në Dearborn, Michigan, përballë xhamisë e cila është një nga xhamitë më të mëdha të Amerikës.
Kjo ngjarja është planifikuar të
zhvillohet në Ditën e Flamurit, më 14 Qershor 2014, pranë Qendrës Islame të
Amerikës (ICA).
Terry Jones shpjegoi në faqen e tij,
Stand Up America Now, se Qëllimi i këtij aktiviteti është të protestohet kundër
ligjit islamik, Sheriatit, i cili kërcënon lirinë e fjalës në Shtetet e
Bashkuara.
Kryetari i Dearborn-it, Jack
O'Reilly Jr. e ka quajtur kauzën e tij jo -amerikane, por vuri në
dukje se Terry Jones ka të drejtën e fjalës së lirë, sipas Detroit Free Press.
Dearborn ka një popullsi të madhe muslimane, dhe rreth 40% e qytetit është me
prejardhje arabe.
Kjo nuk është hera e parë që Terry Jones
ka planifikuar ngjarjet Islamofobe në Dearborn. Në vitin 2012, qyteti i kërkoi Terry Jones dhe kauzës së tij Stand Up America
Now, me bashkë-themeluesin, Wayne Sapp, për të nënshkruar një marrëveshje
dëmshpërblimi para se të flisnin. Një gjykatë federale më vonë vendosi që liria
e fjalës për Terry Jones ishte shkelur.
Davud Walid, udhëheqës ekzekutiv i
degës së Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame në Michigan, këshillon myslimanët,
thjeshtë, injoroni Terry Jones. Herën e fundit që ai erdhi këtu, nuk
kishte asnjë gjë të madhe për të-bërë. Z. Terry Jones vjen këtu vetëm për 15 minuta
që fama e tij të rinovohet, tha ai për shtypin.