Fe

Xhamia e parë në Islandë

Muslimanët në Islandë janë të vendosur për të filluar ndërtimin e xhamisë së parë në javën e ardhshme në qytetin e Rejkjavik, pasi Këshilli i Qytetit vendosi për projektin vitit e kaluar.


     Kryetari i Shoqatës Muslimane në Islandë, Ibrahim Sverrir Agnarsson tha se jemi në fazën e fundit të fillimit të xhamisë  për 1.200 myslimanët e ishullit, me një projekt të përbashkët me Qendrën Kulturore Islame të Islandës.

 

    Megjithatë, disa kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj xhamisë,   një grup në Facebook bën thirrje:  Stop Islamizimit të Islandës, duke bërë thirrje që projekti për xhami të ndalohet.


   Vjeshtën e kaluar, tri koka derrash dhe faqe të Kur’anit të përgjakura ishin hedhur në sipërfaqen e tokës ku xhamia do të ndërtohet.


      Sveinbjorg Birna Sveinbjorsdottir i Partisë Përparimtare Islandeze ka bërë thirrje për një  diskutim të hapur dhe votim rreth ndërtimit të  e xhamisë kjo si një përpjekje për anulimin e vendimit.


     Megjithatë, kryetari i Shoqatës Islandë-Palestinë,  Selman Tamimi ka thënë se kjo do është e padrejtë. “Për derisa nuk ka referendum për kisha, ne nuk pranojmë referendum për objekte të tjera për lutje”, tha ai, duke shtuar se nuk duhet të ketë referendum mbi të drejtat e njeriut.”


    Një sallë për lutje, një qendër e komunitetit, një bibliotekë dhe një minare  do të ketë xhamia, e cila do të kushtojë 3.300.000 dollarë.