Egjipt

Al-Az’hari përshëndet këndimin e Kur’anit në Vatikan

Qendra Islamike Al-Az’har në Egjipt e ka mirëpritur vendimin e Papa Françeskut për të lejuar muslimanët të këndojnë Kur'anin dhe të kryejnë lutjet islame në Vatikan.


    Mahmoud Al-Azb, një këshilltar i Shejhut të Al-Az’harit, tha se vendimi ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Vatikanit dhe Myslimanëve dhe Botës Arabe.


    Ai theksoi se myslimanët respektojnë pasuesit e të gjitha feve dhe janë kundër çdo lloji të dhunës dhe ekstremizmit.


     Vendimi nga udhëheqësi  i katolikëve të botës, për të lejuar këndimin e Kur’anit dhe lutjet islamike në Vatikan të dielën ka për  qëllim promovimin e paqes.