Kulturë

“Intelektualët myslimanë” do të transmetohet nga France2 ChannelTV

Një episod i ri i një serie televizive me titull Intelektualët muslimanë do të transmetohet më 8 qershor 2014 nga France2 Channel TV.


    Sipas faqes së internetit Saphirnews, ky episod i programit do të paraqes Allama Ikbal Muhammad Lahori, një filozof, poet dhe politikan në Indinë Britanike. 


    Muhammad Ikbal (9 nëntor 1877 - 21 prill 1938), i njohur, gjithashtu, si Allama Ikbal ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë Urdu, me veprat letrare në të dy gjuhët, urdu dhe gjuhën perse.


    Ai konsiderohet gjerësisht si frymëzues i Lëvizjen Pakistaneze.
Muhammed Ikbal admirohet si një poet i shquar klasik nga studiues pakistanez, indian, iranian, dhe nga studiues të letërsisë nga vende të ndryshme në tërë botën.

 

     Edhe pse Muhammed Ikbal është i njohur shumë mirë si një poet i shquar, ai është, gjithashtu një, mysliman filozof, mendimtar i kohës moderne shumë i respektuar.


     Në Iran dhe Afganistan, ai është i njohur si Ikbal-e Lahori (Ikbali i Lahorit), dhe ai është më i vlerësuar për veprën e tij në gjuhën perse.

 

   Poezitë e tij në gjuhën urdu dhe poezitë në gjuhën perse dhe ligjëratat e tij në gjuhën angleze kanë qenë me ndikim të fuqishëm  kulturor, shoqëror, fetar dhe politik gjatë viteve.