Kulturë

Përfaqësuesit e Iranit fituan në dy kategori në Garat e Kur’anit

Përfaqësuesit e Iranit në këndimin e Kur’anit dhe në këndimin nga hafizët e Kur’anit në  Garat Ndërkombëtare të 31 të Kur’anit të Shenjtë arritën të zënë vendin e parë në dy kategoritë e tyre përkatëse.


     Xhafer Fardi, këndues i Kur’anit nga Irani, i cili kishte fituar vendin e dytë në Garat Ndërkombëtare Kur’anore në Malajzi vitin e kaluar, zuri vendin e parë në Konkursin Ndërkombëtar në Iran.  


     Muhammad Askar nga Filipinet, Mahmud Muhamed Jusuf Ibrahim nga Egjipti, Sejjid Samareddin Samadev nga Taxhikistani dhe Muhammed Ramazan Idi Binda nga Tanzania renditen nga vendi i dytë deri në të pestin.

 

     Në kategorinë e hafizëve të Kur’anit, juria shpalli hafizin nga Irani, Behzad Huzhabri, kampion. Pas tij renditen si vijon: Abdul Kader Abdul Aziz nga Egjipti, Muhiullah Mutmain nga Afganistani, Muhammed Lutfi Sulejmani nga Indonezia dhe Harun Hassan nga Nigeria.


      Edicioni i 31 i Konkursit Ndërkombëtar i Këndimit të Kur’anit të Shenjtë u zhvillua në Teheran, në Republikën Islamike të Iranit,  prej datës 26 maj 2014. Morën pjesë 120 këndues dhe hafizë të Kur’anit që përfaqësonin më shumë se 70 shtete, të cilët konkuruan në këto Gara Kur’anore, që përfunduan më 2 qershor 2014


      Ceremonia shpërblyese u mbajt ditën e hënë, më 3 qershor 2014, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë, duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Iranit, Ali Larixhani.

Burimi: IKNA