Ylli i filmit, pas përqafimit të Islamit, ka në plan martesën
Aktorja e Indisë
jugore, Monika ka përqafuar Islamin, duke lënë pas jetën e dritave. Unë
nuk jam konvertuar për shkak të dashurisë ose të pasurisë, unë nuk jam një
person i tillë. Unë e përqafova Islamin
sepse unë i dua parimet e Islamit, u tha ajo gazetarëve .
Në të ardhmen, unë nuk do të punoi më në filma, kjo do t’më jep pakëz dhimbje, por unë kështu kam vendosur, nuk do të ndryshojë mendjen time.
Ajo ka ndryshuar emrin e saj, ajo
tani quhet Rahime.
Monika shtoi : Unë kam qenë duke e praktikuar Islamin për gati katër
vjet. Babai im është i krishterë dhe nëna ime është hindu dhe që të dy e
përkrahin plotësisht vendimin tim. Filmi im i fundit 'Nadhigal Nanaivathillai'
do të realizohet së shpejti, por unë nuk do të angazhohem në filma tani e
tutje.
E lindur si Rekha Maruthiraj, ajo e mori emrin Monika për shkak të karierës së saj duke punuar si aktore në filmat Tamil dhe Telugu. Më vonë, ajo e ndryshoi emrin e saj sërish në Parvana për filmin Malayalam. Tani emri i saj musliman është M.G. Rahima.
Ajo e njoftoi vendimin e saj në Chennai në një konferencë shtypi të premten, më 30 maj 2014, ku ajo doli në fotografi e veshur me një kostum modest dhe e mbuluar me shami.
Monika, e cili kishte fituar Çmimin Shtetëror
Tamil Nadu si aktorja më të mirë për fëmijë,
për punën e saj në En Aasai Machan. Për herë të fundit u pa në filminTamil Jannal Oram, në muajin nëntor 2013. Monika nuk është aktorja
e parë e famshme indiane që e pranoi Islamin.
Prindërit e Monikës, Maruti Raj dhe
Gracy ishin, gjithashtu, të pranishëm në konferencën për shtyp. Unë jam
frymëzuar fuqishëm nga parimet Islame të cilat i kam lexuar në libra. Unë jam
duke planifikuar dhe do të njoftojë planet e mia të martesës së shpejti ,
tha Monika.
Burimi: Arab News