Amerike

Mirësevini në shtetet e Bashkuara Policore të Amerikës

Të sfidosh forcën e tepërt të policise është gjithmonë e rrëzikshme, por, të mos e sfidosh fare është akoma më e rrëzikshme, madje fatale.

John W. Whitehead, Instituti për Paqe dhe Prosperitet Ron Paul

“Të sfidosh forcën e tepërt të policise është gjithmonë e rrëzikshme, por, të mos e sfidosh fare është akoma më e rrëzikshme, madje fatale.


-Hunter S. Thompson, Mbretëria e Frikës: Sekretet e neveritshme të një fëmije, ylli të kryqëzuar në Ditët Finale të Shekullit Amerikan.


Nuk është më e pazakontë të dëgjosh për incidente ku policia qëllon një përson të pa armatosur në fillim, dhe pyetjet i bën më pas. E pazakontë është mungesa jonë e zemërimit, indiferenca relative e përfaqësuesve tanë të zgjedhur, dështimi i skajshëm i mediave për të bërë pyetje dhe për të kërkuar përgjigje, si dhe pranimi ynë në rritje i status-kuosë në Shtetet e Bashkuara Policore të Amerikës. Një status-kuo, në të cilin, “ne populli” jëmi të pafuqishëm përballë taktikës së Dorës së Rënde të përdorur nga qeveria dhe agjenteve të saj të armatosur. 

Megjithatë, siç e kam dokumentuar në librin tim “Një qeveri ujqërish” (A Government of Wolves): Shfaqja e një shteti amerikan policor, është e gjitha pjesë e vazhdimësisë së një shteti plicor më të gjërë. Kështu, me çdo të shtënë tragjike, për të cilën janë ngritur supet ose është mbuluar, çdo pjëse e miratuar e ligjit që në rast të kundërt kriminalizon çdo aktivitet të ligjshëm, çdo mbikqyrje nga qielli me avionë të telekomanduar, çdo telefonatë, e-mail ose mesazh që spiunohet, dhe me çdo transaksion që monitorohet, shtrëngimi që qeveria i bën jetëve tona bëhet më i fortë.

Kemi qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë për shumë gjëra. Tendenca më e fundit janë policët të gatshëm për të përdorur forcën vdekjeprurëse. Megjithatë, siç na kujton Martin Luther King i Riu: “Vjen një kohë kur heshtja është tradhëti.”

Për hir të 13-vjeçarit Andy Lopez, ne nuk mund të heshtim më. Fëmija nga Santa Roza u qëllua për vdekje kur dy zëvendës sherifë e panë atë duke mbajtur një armë lodër në publik. Lopez ishte rreth 6 metra larg oficerëve, i kthyer me kurriz, në momentin kur oficerët u fshehën pas makinës dhe e urdhëruan që të hidhte “armën.” Kur Lopez-i u kthye, me armën lodër në dorë, njëri nga oficerët, një veteran 24-vjeçar i forcave, e qëlloi atë shtatë herë. Koha ndërmjet mometin që oficerët vunë re një përson të dyshimtë dhe momentit kur Lopez-i u qëllua ishte më pak se dhjetë sekonda. Djaloshi i ri vdiq në vend. Duket qartë që asnjë përpjekjë nuk u bë për të përdorur më pak forcë vdekjeprurëse.

Duke arsyetuar incidentin, togeri Paul Henry i Departamentit të Policisë së Santa Rozës shpjegon: “Oficerët menduan se ai ishte i frikësuar dhe se ishte gati të qëllonte.” Megjithatë, siç vë në dukje William Norman Grigg, një komentator për LewRockwell.com, një “shqetësim i tillë për sigurinë e oficerëve... çoi në të shtëna të panëvojshme të policisë. Një oficer i ruajtjes së rendit paguhet për të marrë parasysh njëfarë rreziku, përfshirë edhe menjanim e ballafaqimit me dikë që dyshohet se mund të jetë i armatosur rëndë  në një lagje të banuar. Një “veteran” zëvendës, me mendimin e një oficeri të ruajtjes së rendit, do të kishtë pritur më shumë  se sa disa sekonda për të hapur zjarr mbi një mashkull të vogël, lehtësisht i identifikueshëm si një nxënës i shkollës së mesme, i cili po mbante një objekt, që është kehtësisht i dallueshëm si lodër, të paktën për ata njerëz që nuk e shohin veten e tyre si një ushtri pushtimi, ndërsa publikun e shohin pa dalim si një masë kërcenuese.”

Fatkeqësisht, ky shqetësim i policisë për të ruajtur sigurinë e vet me çdo kusht, mendim ky që nga shumë oficerë më të vjetër të forcave të rendit është konsideruar i pështirë në bazë të kodit të vetëmohimit me të cilin janë trajnuar, po përhapet si murtajë në rradhet e forcave të policisë në të gjithë vendin, me pasoja tragjike për civilët e pafajshëm, aq fatkeqë sa të gjendën në vendin e gabuar, në kohën e gabuar. Megjithatë, shkalla e vdekshmëisë së policëve në detyrë thuhet se është shumë më e ulët se ajo e profesioneve të tjera, përfshirë ndërtimin, punën e druvarit, peshkimin, kamionistin, madje edhe mbledhjen e mbeturinave. Në fakt, oficerët e policisë kanë të njëjtën shkallë vdekshmërie në punë me shoferët e taksive.

Megjithatë, sipas Zyrës së Statistikave të Drejtësisë, nga 400 deri në 500 njërëz të pafajshëm vriten çdo vit nga oficerët e policisë. Këtu nuk përfshihet numri i përsonave të pa armatosur që janë lënduar nga policia thjeshtë sepse janë ndier të kërcënuar apo të frikësuar për sgurinë e tyre. Ky është rreziku i të paturit një ushtri të gatshme, që është trajnuar për të parë popullsinë asgjë më shumë se sa një të dyshuar të mundshëm, luftëtar dhe kryengritës. Kjo është ajo që forcat e policisë gjithnjë e më shumë kanë bërë me përsona më një të shkuar ushtarake.

Kini parasysh atë që ndoshi në Kliveland, kur dy policë ngatërruan zhurmën e skrapamentos së një maknë me armë zjarri dhe menjëherë filluan ndjekjen e një Chevrolet Malibu të vitit 1979 dhe dy përsonave që ishin në të; një grua shofere dhe një burrë në vendin e pasagjerit. Brenda 20 minutave, mbi 60 makina policie, disa të paregjistruara, dhe 115 oficerë iu bashkangjitën ndjekjes, e cila përfundoi në një përleshje me armë në parkingun e një shkolle, ku u qëlluan mbi 140 plumba në më pak se 30 sekonda. Pasi tymi u zhduk, menjëherë u bë e qartë; jo vetëm qe oficerët gabimisht kishin qelluar në drejtim të njëri-tjëtrit, por “të dyshuarit”, të cilët kishin vdekur nga plagët e shkaktuara nga plumbat e panumërt, kishin qënë të pa armatosur. - Siç raporton Plain Dealer.

Pavarësisht nga nivelet e ndryshme të përvojës, të 13 oficerët që qëlluan me armët e tyre, si dhe ata që nuk qëlluan, u thanë hetuesve se mendonin se duhej një forvcë vdekjeprurëse për të ndaluar një përleshjeje të dhunshme me dy të dyshuar, të cilët besohej se ishin të armatosur. “Asnjëherë në jetën time nuk kam pasur aq frikë,” tha oficeri Michael Brelo, i cili qëlloi 49 herë atë natë. “Mendova se partnerin tim dhe mua po na qëllonin dhe do të na vrisnin.”

Çuditërisht, asnjë oficer nuk u lëndua gjatë të shtënave. Nuk ishte bërë ndonjë përpjekje e dukshme për të zgjidhur situatën duke përdorur më pak forcë vdekjeprurëse. Të 63 oficerët e përfshirë në të shtënat fatale janë pezulluar që atëhere.

Nuk besoj se policët e përfshirë në atë masakër janë policë të këqinj, në kuptimin e të qënit të korruptuar, ose të dhushëm dhe abuziv, apo të etur për gjak dhe të gatshëm për të shkrepur armën. As nuk janë ndryshe nga shumica e policëve që patrullojnë komunitete të mëdha dhe të vogla në të gjithë vendin. Janë thjeshtë si unë dhe ju. Këta policë kanë gra dhe fëmijë për të cilët duhët të kujdesën. Shtëpi për të mbajtur, fatura për të paguar, dhe probleme që i lënë natën zgjuar. Si shumë prej nesh, ata përpiqen të bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë që ata dinë. Por, pikërisht këtu lind problemi; sepse duket qartë që ata janë trajnuar në mënyrë të dobët në mënyrën se si të dallojnë atë që përbënë një kërcënim real. Gjithashtu, ata janë indoktrinuar në mendime se ata kanë të drejtë të mbrojnë vetën e tyre me çdo kusht dhe se janë të autorizuar që në fillim të qëllojnë e më pas të pyesin, të pajisur me një arsenal të vërtetë ushtarak, shumica e të cilit ka qënë i siguruar nga qeveria federale.

Këto vrasje po ndodhin aq shpesh saqë po harrohen shumë shpejt sikur të ishin groposur në gërmadhat e një tërmeti. Nuk ka kaluar më shumë se një muaj që kur policia në Washington DC qëlloi dhe vrau një 34 vjeçare me emrin Miriam Carey e cila padashur ishte përplasur me një pengesë në rrugën që çon për tek Shtëpia e Bardhë pastaj u mundua t’ja mbathte nga një makinë e policisë. Në sediljen e pasme ishte vajza e saj 1 vjeçare. Më pas shtatëmbëdhjet të shtëna dhe nënë e bjë mbetën të vdekura. Kjo ishte një “e shtënë e keqe”. Sipas James Mulvaney, profesor i juridikut dhe akademisë së rendit, na shpjegon: “ Një “e shtënë e mirë” në fjalorin policesk është kur një oficer përdor forcën vdekjeprurëse për të parandaluar një të dyshuar nga shkaktimi i një dëmi serioz dhe “një e shtënë e keqe”  është kur mosparandalimi nuk do të sillte asnjë dëm.

Edhe ideja se në alternativë mund të përdoren armë jovdekjeprurëse është një mashtrim. Armë jovdekjeprurëse të tilla si armë tymuese, fishekë prej gome, si dhe gaz lotësjellës, të cilat mbajnë vulën e garancisë qeveritare për sigurinë e popullit. Gjithashtu këto armë janë miratuar nga komisariatet e policisë në të gjithë vendin me qëllim frenimin e individëve të dhunshëm, kanë rezultuar se në polici i përdorin ato si armë më shpesh dhe pa kujdes madje edhe ndaj grave dhe fëmijëve dhe në disa raste duke shkaktuar vdekjen.

Këto armë jovdekjeprurëse” gjithashtu mundësojnë që policia të sulmojë me shtypje e një butoni, duke e ekzagjeruar përballjen dhe duke e shndërruar në një tragjedi edhe atëherë kur incidenti mund të evitohej. Shembulli konkret: fakti se shtatzënja Malaika Brooks u godit tri herë sepse refuzoi të nënshkruante një gjobë për tejkalim shpejtesie, ndërsa Keith Cockrell u qëllua me një pistolet me korend vetëm sepse kaloi me makinë në një rrugë këmbësorësh.

Hulumtuesit kanë zbuluar se armët depersonalizuese si pushkët, pistoletat me korend të cilat nuk përcjellin dhunë fizike të drejtëpërdrejtë nga dhunuesi (polici) me viktimën janë stimuluese për provokim dhune. Sipas një studimi tregohet se si thjesht duke treguar një imazh të një arme një studenti ka shkaktuar nga ana e tij një shtrëngim të menjëhershëm grushtash (një shenjë e provokimit të dhunës). Kur një pistoletë e thjeshtë mund të nxisë sjellje të dhunshme,  a mund të imagjinoni se çfarë ndikimi mund të ketë një arme me vlerë prej 500 milionë dollarë apo armët dhe automjetet e blinduara (të siguruara nga Pentagoni për policinë lokale atë shtetërore si dhe bashkiake në të gjithë vendin) tashmë kanë tensionuar potencialisht situatën.

Pra cila është përgjigja?

Situata aktuale është kjo: duke rënë në marrëveshje me policinë duke e pezulluar oficerin e përfshirë në ngjarje pa ja ndërprerë rrogën, ndërkohë zvarriten hetimet deri sa  publiku të harrojë ç’do gjë në lidhje me aksidentin, dhe pastaj përfundimisht të deklarojnë se incidenti i krismave u bë për arsye se oficeri u frikësua për sigurinë e tij, më pas duke e lejuar atë të rikthehet përsëri në punë si zakonisht.

Ndërkohë vala e dhunës policore vazhdon të përshkallëzohet ndërsa frika ndaj të policisë me të gjitha mënyrat e saj të mbikqyrjes dhe armatimeve ushtarake po shtohet ç’do ditë e më shumë.

 

Në qoftë se është menduar se do të vijë një kohë për të çmilitarizuar dhe çarmatosur forcat policore lokale, ajo kohë ka ardhur. Njëjta gjë vlen edhe për çrrënjosjen e mendimit se policët janëligji dhe duhen respektuar , pasur frikë dhe duhet treguar bindje e plotë. Ashtu dhe për idenë se qytetarët duhen parë si rrezik dhe duhen trajtuar si shkelësit e ligjit. Policët dhe qytetarët nuk i dallon asgjë më shumë se autoritarizmit me anë të një distinktiv. Siç dhe na shpjegon Granti : Vrasja publike e Miriam Carey e shpjegon qartë se një pjesë e rëndësishme e problemit qëndron tek policët dhementaliteti i tyre i mbrapsht bazuar në një njësi rregullash mbi të cilat ata shpesh mbështeten. Këta burra dhe gra janë të inkurajuar për t’a parë veten në vijën e frontit duke na mbrojtur  ne: njerëzit. Mbi to është injektuar frika dhe adrenalina e pas 11-të shtatorit kur të gjithë sit ë tërbuar u turrën për të marrë njeriun e tyre. Shumica mund ta kenë humbur sensing e llogjikës dhe realitetit gjatë këtij procesi.

Shkurt: kjo është koha për t’ju rikthyer realitetit për të dyja palët si policët si qytetarëve të këtij kombi. Dhe një mënyrë e mirë për të filluar gjendet në fjalët e atij gazetarit me emrin Hunter S. Thompson Gonzo , i cili paralajmëroi: Ardhja e perjudhës së një shteti fashist, policia nuk do të jetë më një fuçi argëtuese për askënd, aq më pak për njerëz si unë, të cilët nuk janë të prirur të vuajnë nga kënaqësia naziste dhe që ndjejnë përbuzje vetëm për  flamur-lëpirësit  frikacakë të cilët me kënaqësi do të heqnin dorë nga liria e tyre e vjetëruar për të jetuar nën iluzjonin e lodhshëm i cili i bën të ndihen dhe të besojnë se do të posedojnë lirinë nga frika.