Siria

Ushtria siriane merr kështjellën e fundit të ISIS-it në jug të vendit

Shtabi i Përgjithshëm i Sirisë ka njoftuar se ka përfunduar operacioni ushtarak në rrafshnaltën Safa, ku ISIS ka kështjellën e tij të fundit në jug të vendit.

Sipas një deklarate për Sputnik, u tha se: “Shtabi i Përgjithshëm njoftoi se pas operacionit, ushtria e Sirisë ka marrë nën kontroll të plotë rrafshnaltën Safa. Militantët e ISIS-it në rajon u shkatërruan me një numër të madh armësh të kalibrit të mesëm dhe të madh.”

Shtabi i Përgjithshëm i Sirisë njoftoi se: “Rëndësia e kësaj fitore është se kjo është kalaja e fundit e ISIS-it në shkretëtirë në jug të vendit. U pastrua sipërfaqja prej 380 kilometrash katrorë.”

Në deklaratë u vu në dukje se ushtria është e gatshme të vazhdojë luftën kundër terrorizmit në të gjitha pjesët e vendit.

Burimi: Sputnik News