İran

Irani lëviz brenda kufijve të marrëveshjes bërthamore

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka njoftuar se Irani po kryen aktivitetet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015.

Në raportin e 4 muajve të fundit të dërguar nga selia e IAEA-së në kryeqytetin e Australisë, Vjenë, tek vendet palë, u tha se  Irani ka përmbushur angazhimet e tij lidhur me marrëveshjen bërthamore.

Në raport u tha se Irani ka vepruar brenda kufizimeve kryesore të quajtura Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (KOEP).

Në raportin e IAEA-së u vu në dukje se agjencia ka qasje në të gjitha vendet në Iran që agjencia duhet të vizitojë dhe se inspektorët konfirmuan se Irani ka mbetur brenda kufijve të ujit të rëndë dhe rezervave të pasuruara të uraniumit.

Në marrëveshjen bërthamore të Iranit të nënshkruar në Vjenë në vitin 2015, kishin nënshkruar edhe Anglia, Franca, Rusia, Kina, SHBA-ja dhe Gjermania.

Tërheqja e njëanshme e SHBA-së nga marrëveshja me Iranin dhe më pas, sanksionet e vendosura ndaj këtij vendi, kanë shkaktuar polemika në mbarë botën, veçanërisht në Iran dhe në palët që janë palë e  marrëveshjes.

Burimi: Sputnik News