Irani teston sistemet e veta të mbrojtjes ajrore
Forcat e Hapësirës Ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit kanë raportuar se sistemet e mbrojtjes ajrore Hordad - 3 dhe Talash janë testuan me sukses gjatë stërvitjes Velayet - 97.
Sipas mediave iraniane, gjatë stërvitjes është hedhur një raketë Sayad nga sistemi Hordad – 3.
Agjencia ka njoftuar se raketa ka arritur me sukses objektivin dhe se edhe 3 raketat Sayad nga sistemi Talash, kanë arritur objektivet e tyre.
Po ashtu, u vu në dukje se me sukses janë testuar edhe raketat me rreze mesatare Tabas si dhe raketa tokësore dhe ajrore e tipit Shelemce.
Është raportuar se në qeverinë e komandantit të Marinës së Iranit, Habibullah Sayyarit, përveq Gardës Revolucionare, në stërvitjen Velayet – 97, kanë marrë pjesë edhe forcat ajrore të vendit dhe trupat e tjerë.
Është njoftuar se stërvitja do të zgjasë për dy ditë në një sipërfaqe totale prej 500 kilometrash katrorë në rajone të ndryshme të vendit.
Burimi: Sputnik News