Varrezat e MiG-ve të Shqipërisë do të bëhen bazë ajrore e NATO-s

NATO është duke u përgatitur për të ndërtuar bazën e saj të parë ajrore në Ballkanin Perëndimor në qytetin e Kuçovës, i njohur në të kaluarën si 'Qyteti i Stalinit' dhe për këtë ia ka vënë synin varrezave të MiG të forcave ajrore të Shqipërisë.

Po qartësohen detajet e planit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, për themelimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Baza ajrore në Kuçovë të Shqipërisë e cila në vitin 2005 la në jo përdorim 224 MiG-të e saj sovjetikë dhe kinez, kishte qëndruar në heshtje që nga ajo kohë.

Agjencia e lajmeve Reuters ka vizituar bazën ajrore në Kuçovë , e njohur si 'Qyteti i Stalinit' në periudhën e komunizmit dhe ka shqyrtuar arkitekturën e saj të ndryshme si dhe ka sjellur pamje nga MiG-të e braktisura.

Helikopteri Mi-4, një nga pjesët më të çmuara të bazës ajrore të Kuçovës.

Duke folur për Reuters, ministrja shqiptare e mbrojtjes Olta Xhaçka shprehu pikëpamjen e saj se "Kuçova do të jetë baza e parë ajrore e NATO-s në rajon dhe gjurma e parë e aleancës në Ballkanin Perëndimor”.

Avionët e ndryshkur luftarakë dikur kanë qenë flota të MiG-15 të Forcave Ajrore Shqiptare.

NATO do të shpenzojë mbi 50 milionë euro në fazën e parë të punës për ta kthyer Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizime, logjistikë, trajnim dhe stërvitje.

Xhaçka u shpreh se Shqipëria meriton një transformim të tillë në bazë për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan dhe kontributin në misionet paqeruajtëse të NATO-s anekënd botës.

“Rajoni në tërësi ka hyrë në një proces të integrimit Euro-Atlantik”,- shtoi Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë.

MiG-19, e cila u trajtua si një muze në Shqipëri, ishte avioni i parë sovjetik që arriti një epërsi në një fluturim të drejtpërdrejtë.

Gjenerata e fundit e pilotëve, të cilët kanë kaluar trajnimin e Forcave Ajrore Shqiptare, janë në fillim të viteve '50 dhe janë të lumtur të dëgjojnë zërin e motorit përsëri. Ndërsa të rijntë shpresojnë të shpëtojnë nga papunësia kur baza e NATO-s të ringjall rajonin.

Pista, e konceptuar nga planifikuesit sovjetikë e cila ruante dinamit nën të për ta hedhur në erë për të mos rënë në duart e armikut dhe e ndërtuar nga të burgosurit politikë në vitet 1950, ka kushte të mira moti gjatë gjithë vitit.

Tani për tani, rreth pistës të paktën gjelbërimi rritet dhe kullosin delet. Rreth 88 MiG qëndrojnë me gomat e tyre të sheshta pranë tre hangarëve nëntokësor, ndërsa zogjtë këndojnë rreth tyre.

Burimi: Sputnik News