Siria

Raporti tre vjeçar i Rusisë në Siri

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, 76 mijë militantë të armatosur janë vrarë në operacionet në Siri.

Gazeta Mashrik, e botuar në Iran, ka vlerësuar praninë ushtarake të Rusisë në Siri.

Rusia hyri drejtpërdrejt në luftën e Sirisë në dimension ushtarak dhe operacional tri vjet më parë dhe gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë dëshmitare e shumë zhvillimeve në fushën ushtarake dhe diplomatike.

Gjatë kësaj periudhe, mbështetja ajrore e Rusisë ka ndikuar në ndryshimin e hartës në Siri dhe në shpëtimin e një zone të gjerë e cila ka qenë nën kontrollin e ISIS-it dhe grupeve të tjera terroriste.

Në të njejtën kohë, Rusia e mbështeti Sirinë edhe në shumë çështje në negociata diplomatike.

Përveç kësaj, Rusia u morë me dosjen e Sirisë në përputhje me interesat e saj rajonale dhe krijoi aleanca taktike me palë të ndryshme rajonale. Ajo e përdori këtë për të zvogëluar ndikimin e Amerikës në rajon dhe për të kthyer në favor të vet ekuilibrin e saj politik, ekonomik dhe ushtarak, duke rritur ndikimin e vet ushtarak, politik dhe ekonomik në rajon.

Tre vjet më parë mendohej se ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Siri nuk do të zgjas shumë.

Për operacionet e Rusisë në Siri, disa organe të mediave ndërkombëtare kishin parashikuar një limit prej 100 ditësh. Por sot, prania ushtarake e Rusisë në Siri po hynë drejt vitit të katërt.

Pra janë bërë 1100 ditë, që I bie të jetë 11 herë më shumë se periudha e parashikuar.

Rusia po e vazhdon praninë e saj ushtarake në Siri për qëllime të ndryshme, të tilla si luajtja e një roli më efektiv në hartën politike të botës.

Qasja e Rusisë nuk është ideologjike

Për dallim nga aleatët e tjerë të Damaskut, qasja e Rusisë nuk është ideologjike. Qasja e Rusisë përfshin konsiderata taktike dhe interesa rajonale.

Dhe prandaj, Moska po përpiqet të krijojë marrëdhënie të balancuar me palët e ndryshme kontradiktore në Siri.

Edhe nëse Moska e sheh si një vijë të kuqe rënien e Damaskut apo ndarjen e Sirisë, ajo krijoi koordinimin e sigurisë dhe sulmit me regjimin sionist që do të jetë në interes të të dyja palëve gjatë kësaj periudhe.

Tel Avivi dhe Moska u përpoqën të mos e pengonin njëra tjetrën për të lëvizur lirshëm në fushën tokësore dhe ajrore të Sirisë. Megjithatë, interesat e të dy palëve sa i përket qeverisë së Damaskut, ishin në kundërshtim me njëra tjetrën.

Megjithatë, Rusia ka zgjedhur të hyjë në një opozitë të hapur dhe të mos i krijoj vetit probleme.

Kjo situatë u shkaktua nga sulmi i regjimit sionist gjë që shkaktoi rënien e avionit rus dhe vdekjen e 15 ushtarëve të inteligjencës ruse.

Ky zhvillim kohët e fundit ka krijuar një tension ndërmjet dy palëve; por kjo nuk është tema e këtij shkrimi.

Rusia u përpoq të forcojë marrëdhëniet e saj strategjike me Iranin në çështjet ushtarake dhe të sigurisë. Pas tensionit të krijuar me rrezimin e avionit rus Sukhoi, ajo e drejtoi Ankaranë në drejtim të interesave të Damaskut dhe drejtimi i Turqisë ndryshoi dukshëm.

Prania ushtarake tre vjeçare e Rusisë në Siri

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi disa të dhëna në lidhje me praninë ushtarake trevjeçare të ushtrisë ruse në Siri.

Sipas këtyre të dhënave, gjatë kësaj periudhe në Siri janë dërguar 63 mijë e 12 ushtarë rusë. 434 prej tyre ishin gjeneral, ndërsa 25 mijë e 738 prej tyre oficerë të trajnuar për luftë kundër terrorizmit.

Gjatë kësaj kohe, me avionët ushtarak rus  janë zhvilluar 39 mijë operacione ajrore.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, si pasoj e këtyre sulmeve, janë vrarë 76 mijë  militantë të armatosur. 2500 prej tyre kanë qenë terroristë që i përkasin shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik.

Përveç operacioneve ajrore, gjatë kësaj periudhe, Rusia ka kryer edhe  189 operacione detare duke përdorur 86 anije ushtarake dhe 14 nëndetëse.

Siria dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje në gusht të vitit 2015. Në përputhje me këtë marrëveshje, forcat ushtarake ruse fituan të drejtën të përfitojnë nga baza ushtarake Khmeimim pa asnjë kufizim kohor.

Në gusht të vitit 2016, Rusia deklaroi se dëshiron të zhvilloj bazen ajrore Khmeimim. Pas ndryshimeve të Rusisë në këto baza ajrore, gjerësia e aeroportit arriti në 100 metra, ndërsa gjatësia në  4 mijë e 600 metra.

Në këto baza ajrore aktualisht gjenden sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 Triumph, sistemet e mbrojtjes ajrore Pantsir, helikopterët sulmues, avionë ushtarak të tipit Sukhoi-34, Sukhoi-33, Sukhoi-25, Sukhoi-24 dhe Mig-31 si dhe avionë bombardues.

Baza Tartus

Kjo bazë është baza e vetme e Rusisë në ujërat e nxehtë të Mesdheut. Kjo bazë ishte selia bazë e flotës detare të Bashkimit Sovjetik me marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1971.

Rusia pezulloi përdorimin e kësaj baze pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Por në shtator të vitit 2008, flota detare ruse filloi operacionet për të rindërtuar këtë port.

Në fund të vitit 2017, Moska paraqiti në Asamblenë Duma projektin e saj për të zgjeruar këtë bazë detare.

Kjo bazë detare përmban sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 Triumph, sistemet e mbrojtjes ajrore Pantsir dhe sistemet e mbrojtjes bregdetare KA-300 P.

Më 17 shtator 2018, pas rënies së avionit Il-20 të Rusisë, në bazat Khmeimim dhe Tartus u instaluan sistemet e luftës elektronike.

Rusia gjithashtu vendosi t'i japë ushtrisë siriane sistemin e mbrojtjes ajrore S-300 dhe të trajnojë personelin sirian që do të përdorë këto sisteme.

Nga ana tjetër, disa grupe joformale luftuan në anën e Rusisë në konfliktet në Siri. Këto grupe joformale u vëzhguan veçanërisht në konfliktet në rajonet Deyr ez-Zor, Humus dhe Rakka.

Kompania private e sigurisë Wagner mund të përmendet si një nga kompanitë private të sigurisë të përfshira në këto konflikte.

Humbja e automjeteve ajrore të Rusisë në Siri

U njoftua se gjatë kësaj periudhe, janë rrëzuar 14 automjete ajrore të Rusisë në pjesë të ndryshme të Sirisë. Detajet në lidhje me këtë janë si më poshtë:

Sukhoi-24: Në vitin 2015, Turqia e uli këtë avion  pranë kufirit të saj.

Mig-28: U rrëzua në prill të vitit 2016 në pjesën jugore të Sirisë.

Mig-28: Terroristët e ISIS-it e rrëzuan në korrik të vitit 2016.

Mig-8: U rrëzua nga grupet e armatosura në gusht të vitit 2016.

Mig-35: Grupet terroriste e rrëzuan me raketa në tetor të vitit 2016.

Mig-29: Për shkak të një dëmtimi teknik u rrëzua në det në nëntor të vitit 2016.

Sukhoi-24: U rrëzua gjatë fluturimit në tetor të vitit 2017.

Sukhoi-33: U rrëzua në dhjetor të vitit 2017 për shkak të një dëmtimi teknik.

Mig-33: U rrëzua në dhjetor të vitit 2017 për shkak të një dëmtimi teknik.

An-26: U rrëzua gjatë uljes në mars të vitit 2018.

Sukhoi-30: U rrëzua pas largimit nga pista në maj të vitit 2018.

Ka-52: U rrëzua për shkak të një dëmtimi teknik në maj të vitit 2018.

Sukhoi-25: Shkatërrohet nga grupet terroriste në Siri.

Avioni Il-20: Për shkak të sulmit të regjimit sionist më 17 shtator, u rrëzua aksidentalisht nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Sirisë.

Burimi: Yakın Doğu Haber