Janë gjetur varre masive të 2.600 personave të vrarë nga ISIS-i në Rakka
Janë gjetur varre masive të personave të vrarë nga ISIS-i në qytetin Rakka të Sirisë. Bashkëkryesuesi i Asamblesë Civile të Rakkës, Ebdulselam Hevsorik ka njoftuar se në qytetin Rakka janë gjetur 3 varre masive të 2.600 personave, duke deklaruar se ka shumë varre masive në shumë vende të rajonit.
Në Siri janë gjetur varre masive të mijëra njerëzve në qytetin Rakka i cili deri në vitin e kaluar njihej si baza e ISIS-it. Ndërsa varret masive të viktimave të ISIS-it u gjetën në shumë pjesë të qytetit, u mësua se shumica e të gjeturve në këto varre ishin civil. Në varret e hapura në 8 rajone deri më tani janë gjetur mbi 2 mijë e 600 kufoma, 450 prej të cilëve ishin fëmijë.
Për të penguar nxjerrjen e kufomave nga varret masive, ISIS i kishte rrethuar varret me mina. Varret masive janë zbuluar pasi minat e vendosura rreth tyre janë deaktivizuar.
‘KEMI GJETUR VARRE MASIVE NË SHUMË VENDE’
Në lidhje me varret masive të gjetura në Rakka, Bashkëkryesuesi i Asamblesë Civile të Rakka-s, Ebdulselam Hevsorik u shpreh kështu: “Kemi gjetur varre masive në shumë pjesë të Rakka-s. Dhe ende po vazhdojmë të gjejmë. Kemi gjetur tri varre masive të reja. Nën shtëpitë në Rakka janë gjetur edhe xhenaze të ISIS-it. Në disa vende, kufomat e ISIS-it janë varrosur në të njëjtin vend me civilët. Ndonjëherë kemi vështirësi për të dalluar nëse janë kufomat e militantëve të ISIS-it apo të civilëve. Së fundi, gjetëm një varr masiv të ri në zonën buzë Eufratit. Kemi gjetur një varr masiv që i përkiste 1500 njerëzve në rajonin Panorama dhe 300 njerëzve në rajonin pranë Lumit Eufrat.”
Muajin e kaluar në rajonin Ayn Isa të Rakka-s, u gjet një varr masiv në të cilin ishin varrosur ushtarët sirian të masakruar nga ISIS-i në vitin 2014. Trupat e nxjerrura nga varret masive u janë dorëzuar ushtrisë siriane nga Forcat Demokratike të Sirisë (DSG).
Jugperëndimi i Rakkës është nën kontrollin e forcave të qeverisë siriane. Ndërsa pjesa tjetër e rajonit është nën kontrollin e DSG-së. DSG e mori Rakkënmga duart e ISIS-it në tetor të vitit të kaluar.
ISIS i varroste nëpër varre masive mijëra civilët e vrarë në Siri dhe Irak.
Burimi: Sputnik News