Eksperti rus: SHBA-ja nuk ka më asnjë mundësi që të hedhë një hap të ri në Siri duke u mbështetur tek kurdët
Eksperti rus në shkencat politike, Oleg Matveycev, duke u shprehur se Siria për SHBA-nëështë shndërruar në një‘projeket që nuk sjell fitime’ka theksuar se Presidenti Trump gjendet në një situatë shumë të vështirë. Sipas ekspertit rus, SHBA-ja nuk ka më mundësi të hedhë hapa të rinj duke u mbështetur tek kurdët.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp që Presidenti Trump ka bërë bashkë me presidentin e Polonisë, Andrjej Duda ka theksuar se arsyeja e prezencës së SHBA-së në Siri ka qënë ISIS-i dhe se “janë shumë pranë përfundimit të minisionit të tyre.”
'QËNDRIMI I RUSISË, TURQISË DHE IRANIT KA NDIKUAR'
TMatveyçev, i cili ka kometuar për Sputnik fjalimin e Trumpit është shprehur se “Momentalisht, Uashingtoni është një situatë të vështirë. Është mëse e qartë se administrata amerikane nuk do të mund të vërë në jetë asnjë nga planet e saj të mëparshme. Në krijimin e kësaj situate po aq sa ka ndikuar qëndrimi i Rusisë ka ndikuar edhe qëndrimi që mbajtën dy aktorët kyc Turqia dhe Irani.”
PROBLEMI THELBËSOR I SHBA-SËËSHTË TË LARGOHET FAQEBARDHË'
Matveyçev, i cili ka theksuar se tashmë nuk ekzistojnë më mundësitë për zhvillimin e ideve të reja duke u mbështetur tek kurdët, ka nënvizuar se për këtë arsye administrata e Uashingtonit ka vendosur që t’i japë fund projektit të Sirisë, nga i cili nuk po nxjerr asnjë përfitim.
Eksperi rus ka shtuar se problemi thelbësor aktual që ka SHBA-ja është që të largohet faqebardhë nga Siria.
Burimi: Sputnik News