Iraku

Detyra për formimin e qeverisë në Irak iu dha Abdulmehdit

Presidenti i ri i Irakut, Berhem Salih ia dha detyrën për formimin e qeverisë kandidatit të pavarur Adil Abdulmehdit.

Në deklaratën e bërë nga parlamenti, u njoftua se presidenti Salih ia dha kandidatit Abdulmehdit detyrën për formimin e qeverisë së re.

Abdulmehdi duhet të formojë qeverinë brenda një muaji.

Abdulmedi i cili u ngarkua me detyrën për formimin e qeverisë, ka qenë ndër themeluesit e Këshillit të Lartë Islamik Shia. Ai kishte dhënë dorëheqje nga ky post.

Abdulmehdi i cili në periudhën e Jalal Talabanit kishte shërbyer si zëvendëspresident, ndërsa në periudhën e Hydar al Ibadi, si ministër i naftës, kishte dhënë dorëheqje nga të dyja këto poste.

 

Burimi: Sputnik News