5 vjet leje qëndrimi për ata që investojnë 250 mijë dollarë në Iran
Të huajt që investojnë 250 mijë dollarë në Iran do të marrin të drejtë banimi për 5 vjet.
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Studentëve të Iranit (ISNA), në mbledhjen e Këshillit të Lartë për Bashkëpunimin Ekonomik në Teheran, u miratua leja e qëndrimit për 5 vjet për të huajt që investojnë 250 mijë dollarë në Iran.
Në të njëjtin vendim të marrë në shkurt të vitit 2016, leja e qëndrimit për investitorët e huaj që investonin 300 mijë dollarë ishte përcaktuar për 3 vjet.
Thuhet se me vendimin në fjalë, synohej tërheqja e investitorëve të huaj në Iran i cili kohëve të fundit gjendet në një kriz ekonomike.
Burimi: Sputnik News