New York Times: Trump la qindra fëmijë në shkretëtirë
Në një artikull të shkruar nga bordi redaktues i New York Times, u tha se presidenti amerikan Donald Trump dhe qeveria e tij i kanë dërguar fëmijët refugjat në një qytet tendë, duke i lënë ata në mes të shkretëtirës.
Në artikullin e shkruar nga bordi redaktues i New York Times me titull ‘Qindra fëmijë po kalben në shkretëtirë, jepni fund politikave të pamëshirshme të Trump-it', u tha se: “Deri me tani, pothuajse 2.000 fëmijë emigrantë të paregjistruar janë marrë nga strehimet ku ata po qëndronin, janë hypur në autobus dhe janë dërguar në qytet tendë në mes të shkretëtirës në qytetin Tornillo të Teksasit.”
‘AJO QË DUHET TË AKUZOHET PËR KËTË JANË POLITIKAT E PAMËSHIRSHME TË QEVERISË SË TRUMPIT’
Në artikullin në të cilin u vu në dukje se gjatë peridhës së Donald Trumpit, ka pasur një rritje të konsiderueshme në numrin e fëmijëve emigrantë të arrestuar, gjithashtu u tha se: “Në fakt, fluksi i emigrantëve në SHBA në dy vitet e fundit nuk është shumë më i madh se në vitet e mëparshme. Ajo që duhet të akuzohet për këtë janë politikat e pamëshirshme të qeverisë së Trumpit.”
Në artikull po ashtu u tha se janë përforcuar edhe ligjet kundër të afërmve apo të njohurve të cilët dëshirojnë t’i shohin fëmijët e ndarë nga familjet e tyre dhe se qëllimi i vërtetë i kushteve të reja të sponsorizimit është gjetja, arrestimi dhe deportimi i emigrantëve të paregjistruar sa më shumë që të jetë e mundur.
Ndërsa mbrojtësit e të drejtave të emigrantëve të cilët komentuan në lidhje me këtë çështje, u shprehen se: “Megjithëse shumë emigrantë të parregullt janë arrestuar dhe shumica e tyre nuk kanë bërë krime të tjera përveçse kanë kaluar kufirin, arrestimi i tyre po vazhdon ende.”
'ATA DUHET TË SHPENZOJNË JETËN E TYRE PËR TË FSHIRË GJURMËT E DËSHTIMEVE TONA'
Duke u theksuar se ky problem mund të zgjidhet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, në artikull u vu në dukje se: “Zgjidhja afatgjatë e sfidave me të cilat përballet SHBA-ja me emigrantët është e mundur vetëm nëpërmjet një riorganizimi gjithpërfshirës të marrëveshjeve politike dhe politikave zyrtare, por duke i ekspozuar fëmijët edhe më shumë ndaj traumave dhe duke i arrestuar ata për një kohë të pacaktuar vetëm sa e thellon turpin e sjelljes së këtij vendi ndaj këtyre fëmijëve të pa mbrojtur. Këta fëmijë detyrohen të shpenzojnë jetën e tyre për të fshirë gjurmët e dështimeve tona.”, si dhe u theksuar ndikimi që do të ketë kjo situat në të ardhmen e këtyre fëmijëve.
Burimi: Sputnik News