Nasralluhu Paralajmëroi Izraelin: Puna Për Raketat Me Qitje Me Piketë Është Në Rregull!

Ata kërcënonin se do të pushtonin Bejrutin para vitit 1982, por a keni dëgjuar ndonjëherë për Izraelin duke kërcënuar të pushtonte Bejrutin për një ditë të vetme që nga viti 2006? Sepse për këtë duhet një fuqi tokësore, jo një fuqi ajrore ose raketore.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut Sejjid Hasan Nasrullahu, ceku disa pika të rëndësishme në bisedat e mbajtura në ceremonitë Husejnite në muajin e Muharremit. Sejjid Nasrullahu citoi kështu në lidhje me regjimin sionist:

“Ky regjim e di mirë se Boshti i Qëndresës sot është më i fuqishëm se kurrë. Izraelitët janë shumë të zemëruar për dështimin e projekteve të tyre në rajon. Izraelitët kishin shpresa të mëdha për ngjarjet e Sirisë dhe Irakut, por shpresat e tyre u shuan. Në ditën e sotme, izraelitët e dinë se vendet e reja tani janë bërë pjesë e Boshtit të Rezistencës, madje edhe vende të cilat nuk janë rreshtuar kundër Izraelit në të kaluarën, sot kanë hyrë në këtë luftë. Izraeli është i shqetësuar dhe i zemëruar, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Izraeli po përgatitet për luftë në rajon dhe veçanërisht në Liban, dhe ai e di se çdo luftë do të ketë shumë pasoja”.

Sejjid Hasan Nasrullahu vijoi si më poshtë:

 “Armiku e di se pikat e tij të dobëta janë bërë të kuptueshme nga ana jonë dhe në të njëjtën formë ai i ka konceptuar dhe pikat tona të forta. Pak ditë më parë ministri izraelit i luftës foli në përvjetorin e luftës së 1973-shit (lufta e cila zgjati gjashtë ditë mes Izraelit dhe vendeve arabe) dhe i përkufizoi me këto fjalë dy shndërrimet strategjike që janë zhvilluar në Lindjen e Mesme: “Pikë së pari armiqtë tanë (dmth, Hizbullahu dhe Qëndresa) kanë shtënë në dorë raketa të cilat ne nuk jemi në gjendje që t’i pengojmë. Pikë së dyti, lufta e cila do të vinte nga fronti i brendshëm i Izraelit u shndërrua në gjendjen e frontit kryesor të luftës. Në Luftën e vitit 1973, izraelitët ishin ulur duke pirë kafe dhe duke lexuar lajmet nga gazeta, por sot gjendja ka ndryshuar”.

Për sa i përket raketave të ndjeshme që bëjnë qitje me piketë, po e shpall nga këtu, që ta dinë dhe ata. Çdo gjë që duhet bërë është bërë. Sot, qëndresa zotëron raketa që bëjnë qitje me piketë dhe që nuk bëjnë qitje me piketë si dhe mjete dhe armë të nevojshme. Nëse izraelitët vendosin që të shpërthejnë një luftë në Liban, ata do të jenë të detyruar që të përballen me një fat të cilin nuk e kanë shpresuar kurrë.

Ata e dinë mirë se fatin e luftës nuk e përcakton vetëm teknologjia, por dhe elementi i njeriut është shumë i rëndësishëm. Ata kërcënonin se do të pushtonin Bejrutin para vitit 1982, por a keni dëgjuar ndonjëherë për Izraelin duke kërcënuar të pushtonte Bejrutin për një ditë të vetme që nga viti 2006? Sepse për këtë duhet një fuqi tokësore, jo një fuqi ajrore ose raketore.

Burimi: Medya Şafak