Militantët në Idlib kanë mbyllur korridoret humanitare
Kryetari i Rrjetit të Sirisë për të Drejtat e Njeriut, Ahmed Kazem deklaroi se organizatat e paligjshme të armatosura kanë penguar civilët që të dalin nga rajoni Idlib nëpërmjet korridorit humanitar të Abu Duhur.
Kazem i cili foli për Sputnik, u shpreh kështu: “Ne takuam një grup njerëzish që arritën të dilnin nga Abu Duhuri. Banorët e Idlibit ishin shumë të gëzuar nga hapja e korridorit humanitar në Abu Duhur. Njerëzit duan të kalojnë në territorin i cili është nën kontrollin e qeverisë siriane. Por terroristët kanë kërcënuar me vdekje këdo që i afrohet korridorit.”
Kazem vuri në dukje se çdo ditë shkelen të drejtat e njeriut dhe fëmijët kidnapohen, duke shtuar se: “Ne po punojmë me njerëzit dhe po ndjekim nga afër situatën. Po takohemi me njerëz të cilët i kanë të afërmit në Idlib. Me urdhër të vendeve që mbështesin terrorizmin në Siri, militantët nuk i lejojnë njerëzit të largohen nga aty.”
Burimi: Sputnik News