Anëtarët e Konvojit Kur’anor të Iranit vizitojnë xhamitë e Medinës
Disa anëtarë të delegacionit Kur'anor të Iranit që janë në Medine, në Arabinë Saudite, vizitoi një numër të xhamive dhe vendeve historike që lidhen me historinë e hershme të Islamit.
Gjatë vizitave të së hënës ishin 8 anëtarë të konvojit.Të tjerët i kanë vizituar vendet historike më herët.
Delegacioni është në Arabinë Saudite që të mbajë programe kur’anore për haxhijtë gjatë Haxhit.
Çdo vit, miliona muslimanë nga e gjithë bota mblidhen në qytetin e shenjtë të Mekës për Haxhin vjetor. Ata gjithashtu vizitojnë Medinën, ku është Xhamia e Profetit (el-Mesxhid el-Nabawi).
Irani dërgon haxhijë, si dhe një grup aktivistësh të Kur'anit, të njohur si Delegacioni i Nurit (Dritës) i Haxhit.
Ata janë zgjedhur si këndues të Kur'anit, hafizë të Kur’anit dhe Grupet e Ilahive Fetare. Grupet e dërguara në Arabinë Saudite gjatë haxhit çdo vit kryejnë programe Kur'anore në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës.
Anëtarët e delegacionit mbajnë programe, shfaqje të ndryshme Kur'anore dhe fetare, përfshirë sesionin e këndimit të Kur'anit për haxhijtë.
Burimi: IQNA