Kulturë - Art - Fe

Kërkohet që të jeni hafiz i Kur'anit për t'u bërë imam i namazit në Jordani

Një kërkesë e re është shtuar në Jordani për ata që dëshirojnë të bëhen imam apo udhëheqës i namazit në xhami.

Sipas faqes së internetit të al-Madina News, vetëm ata që kanë mësuar të paktën gjysmën e Kur'anit përmemdësh, mund të bëhën imam  ose të mbajnë  hytbe, predikime në xhami  apo kudo që falet namazi me xhemat.

Ky parakushti i ri në kohën e fundit është shtuar në listën e kërkesave për imam,  udhëheqës i namazit në Jordani.

Mbretëria Hashemite e Jordanisë  është një vend me shumicë myslimane në Lindjen e Mesme.

Rreth 95 për qind e popullsisë së saj janë musliman sunni.

Burimi: IQNA