Gjykata saudite kërkoi dënimin me vdekje për Selman al Avdën

Prokuroria shtetërore kundër ligjëruesit të burgosur saudit Selman al Avda ka ngrit aktakuzën e cila përmban 37 pika që e ngarkojnë për terrorizëm. Dr. Selman al Avda është arrestuar në fillim të shtatorit të vitit të kaluar kur në Twitter publikoi porosinë në të cilin shpreh optimizëm për shkak të thirrjes telefonike në mes emirit kataras sheik Tamim bin Hama dal Thani dhe trashëgimtarit të fronit saudit Muhamed bin Selmanit, që ishte arsye e mjaftueshme që Dr. Selman al Avda të përfundon në burg në të cilin qëndron plot 12 muaj.

Aktivistët shtojnë se Gjyqi ka nis çështjen penale, ndërsa prokuroria shtetërore ka ngrit aktakuzën e cila përmban 37 pika me të cilët Avda ngarkohet për terrorizëm. Në Twitter ka nis fushata #Salmanalawda nuk është terrorist” në të cilën mori pjesë edhe fituesja e çmimit Nobel për paqe Tawakkol Karman.

Abdullah al Avda djali i dijetarit të burgosur, ka konfirmuar në një varg postimesh në Twitter se tek babai i tij prap është lajmëruar problemi me tensionin e lartë pasi që është transferuar në burg në Rijad, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka cek se baba i tij muajin e kaluar papritmas  është transferuar  nga burgu i Xhides në burgun e Riadit, dhe se zyrtari i burgut e ka lajmëruar se babai i tij do të gjykohet në fshehtësi. Fituesja e çmimit Nobel Karman ka porosit se ata që do të gjykojnë Avdën janë terroristët, dhunuesit dhe tiranët. Ky dijetar i shquar mysliman në shtator të vitit të kaluat ka postuar në Twitter :”Zoti le të bashkojë zemrat e tyre në të mirë të popullit të tyre”.

Në atë kohë qeveritarët saudit kanë zbatuar arrestime masive të dijetarëve, ligjëruesve, gjykatësve dhe profesorëve universitar, pa kurrfarë akuze ose përballje në gjyq. Situata ishte ndryshe kur ishte fjala për dhjetëra princa dhe biznesmen të arrestuar gjatë nëntorit të vitit të kaluar. Shumica e tyre janë liruar pasi që kanë hjekë dorë prej një pjese të pasurisë së tyre, mjeteve financiare dhe kompanive.

Para disa javësh është publikuar se qeveritarët saudit e kanë arrestuar edhe Saleh al Talebin, imamin dhe hatibin e xhamisë së Mekës. Aktivistët theksojnë se imami është arrestuar pasi që në ligjëratën e tij ka folur për të keqen dhe nevojën e dënimit të atij që punon të keqen. Nga ana tjetër qeveritarët saudit para disa ditësh kanë liruar Muhamed bin Salih al Mukbila.

Grupi  Të burgosurit e ndërgjegjes kanë konfirmuar të hënën se qeveritarët saudit kanë liruar shejhun al Mukbila, kryetarin e Shoqatës për Kur’anin fisnik, pas një viti të kaluar në burg pa kurrfarë aktakuze.

Burimi: Al Jazeera