Kulturë - Art - Fe

Shumica e studentëve të Universitetit Al-Mustafa në Liban janë hafizë të Kur’anit

Përfaqësuesi i Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa në Liban tha se shumica e studentëve të universitetit në Liban janë hafizë të Kur’anit.

Huxhat-ul-Islam Biniaz tha se gjithsejtë  820 djem dhe vajza që studjojnë në degët e universitetit dhe shkollat ​​e bashkuara në Liban janë hafizë të Kur’anit.

Prej atyre, tha ai, 690 janë janë hafizë  prej dhjetë deri në 29 xhyza (pjesë) të Kur'anit dhe po punojnë për të mësuar të gjithë Librin e Shenjtë përmendësh.

Sipas hoxhës, imamit, ka qendra të Dar-ul-Kur'anit në të gjitha degët dhe shkollat ​​e Universitetit Al-Mustafa.

Ai tha se universiteti ka intensifikuar përpjekjet për të nxitur memorizimin e Kur’anit në mesin e studentëve.

Huxhat ul-Islam Biniaz gjithashtu iu referua pjesëmarrjes së studentëve libanezë në festivalin vjetor të Kur'anit dhe Hadithit të universitetit, duke thënë se rreth 1130 studentë nga Libani morën pjesë në edicionin e katërt të ngjarjes në vitin e kaluar.

Universiteti Ndërkombëtar Al-Mustafa është një qendër akademike iraniane me shumë degë jashtë shtetit për muslimanët jo-iranianë që kërkojnë të studiojnë Islamin dhe lëndët e lidhura me të.

Është themeluar për të zgjeruar dhe për të futur mësimet islame dhe fetare në botë përmes objekteve dhe teknologjive moderne.

Universiteti ofron kurse universitare, pasuniversitare dhe PhD në fusha të tilla si Fikh (Jurisprudencë), teologji, historia e Islamit dhe fushat ndërdisiplinore me një qasje Islamike.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IQNA