Libër i ri ” Islami, një armik ideal ” botuar në Francë
Një libër me titull ” Islami, një armik ideal” nga John Richard Bowen, antropolog në Universitetin Saint Louis të Uashingtonit, është botuar në Francë.
Sipas faqes nonfiction website, libri
ka 120 faqe të cilin e ka botuar Albin Michel Publication.
Me një paraqitje kritike, libri heton,
hulumton Islamofobinë në Perëndim dhe ndikimin e politikanëve në përhapjen e
fenomenit.
Në hyrje të librit, John Richard Bowen
thekson se Islami është armik ideal për Perëndimin, sepse ai nuk është i njohur
shumë nga qytetarë dhe kjo injorancë e popullit ofron një mundësi të mirë për aktivistët anti –
myslimanë për të portretizuar një pamje të shtrembëruar të Islamit.
John R. Bowen është autor i disa
librave mbi Islamin. Libri i tij më i fundit është Islami, Ligji dhe Barazia në Indonezi :
Një Antropologji e Arsyetimit Publik
( Cambridge , 2003).
Libri i tij me titull Pse francezët nuk e pëlqejnë shaminë (Princeton 2007) zgjojë debatet aktuale në Francë mbi Islamin dhe laicizmin . A mund të jetë Islami Francez? (Princeton , 2009) ku trajtohen debatet dhe institucionet myslimane në Francë dhe u paraqitë në frëngjisht në vitin 2011.
Në fillim të vitit 2012 autori John R. Bowen ka publikuar librat ” Një Antropologjie e Re e Islamit” Kembrixh, dhe ” Fajësimi i Islamit” nga MIT Press.