Kulturë

Një milion kopje të përkthimeve të Kur'anit në gjuhë të ndryshme

Kuvajti do të publikojë një milion kopje të përkthimeve të Kur'anit në gjuhë të ndryshme.


    Abdul Aziz Al-Daeixh, nënkryetari i Komitetit për Çështje Islame, me qendër në Kuvajt, tha se kopjet e Kur’anit do të publikohen në gjuhë të ndryshme, si edhe në anglisht dhe frëngjisht për të ndihmuar jo-myslimanët të fitojnë njohuri rreth Islamit, kështu ka raportuar gazeta e përditshme el-Raj. 


    Abdul Aziz Al-Daeixh  tha se Komiteti për Çështje Islame do të shpërndajë përkthime në disa vende të tjera.


    Al-Daeixh vuri në dukje se plani për shpërndarjen e përkthimeve të  Kur’anit ka për qëllim, gjithashtu, të ndihmojë shumë besimtarët e rinj që kanë përqafuar Islamin për të mësuar më shumë për Islamin.


     Ai vazhdoi duke thënë se Komitetit Islam ka edhe disa plane të tjera për të prezantuar mësimet e Islamit për jomyslimanët.