Kryepeshkopi armen i Iranit dënon masat e kryetarit amerikan

Kryepeshkopi Cipan Kashjian lëshoi të enjtën një deklaratë  në të cilën dënohen vendimet e fundit të Kryetarit  të SHBA-ve,  Donald Trump.

Kreu fetar armen i Isfahanit dhe Jugut të Iranit, Kryepeshkopi Cipan Kashjian lëshoi një deklaratë për të dënuar vendimet e fundit të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

"Në emër të armenëve të krishterë të Isfahanit dhe të Jugut të Iranit, unë dënoj masat e fundit të marra nga presidenti amerikan, veçanërisht ato kundër popullit iranian që kërkon paqe", thuhet në deklaratë.

'Tërheqja e SHBA-ve  nga marrëveshja ndërkombëtare [e Planit të Përbashkët të Veprimit] nuk mund të dobësojë vullnetin e fortë të iranianëve; jo vetëm që një veprim i tillë shkel të drejtat më themelore të njeriut, por gjithashtu mund të jetë edhe motivimi i zgjerimit të nacionalizmit ekstremist’.

Kryepeshkopi u bëri thirrje gjithashtu qeverive dhe autoriteteve që kërkojnë paqe në botë për të dënuar lëvizje të tilla dhe "t'u bëjnë thirrje zyrtarëve amerikanë dhe presidentit të saj të jenë vigjilentë dhe të bashkëpunojnë për të arritur një zgjidhje të drejtë".

Burimi: IRNA