Një milion kopje të Kur'anit shpërndahen në Qabe në Mekë
Zyrtarët e Xhamisë së Madhe, Qabes, të Mekës shpërndanë një milion kopje të Kur'anit të Shenjtë në mesin e haxhijve në xhami.
Sipas almowaten.net, kopjet e Kur'anit u janë dhënë haxhijve në përputhje me programet e kujdestarisë së Xhamisë së Madhe, Qabes dhe Xhamisë së Pejgamberit në Medinë me rastin e Haxhit.
Ali ibn Hamid Al-Nafi, drejtor i Zyrës për Mushafët dhe Çështjet e Librave të Masxhidi Al-Haram, Qabes, tha se kopjet e Librit të Shenjtë të shpërndara në xhami ishin të ndryshme dhe përfshinin edhe përkthime.
Përkthimet e Kur'anit dhe kopjet e Kur'anit në për të verbërit ishin gjithashtu në mesin e librave të dhuruara haxhijve, shtoi ai.
Haxhi i këtij viti filloi të dielen dhe do të zgjasë deri më 24 gusht 2018.
Rreth 3 milionë muslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në Mekë për të kryer Haxhin.
Burimi: IQNA