Vizita e Rafsanxhanit në Arabinë Saudite kërkon marrëveshje të veçantë
Muhammed Hashemi, shefi i Shtabit të Kryetarit të Këshillit për Përshtatshmëri të Iranit tha të hënën se udhëtimi Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhanit në Arabinë Saudite kërkon marrëveshje të veçantë.
Duke folur për agjencinë IRNA, ai tha
se ftesa për në Arabinë Saudite ishte zgjeruar për Ajetullah Akbar Hashemi Rafsanxhanin
nga Mbreti Abdullah dhe vizita do të zhvillohet, por pas rregullimit të veçantë.
Muhammed Hashemi tha se vizita nuk do
të jetë për qëllim të Haxhillëkut dhe në këtë mënyrë, kjo do të duhet të
rregullohet me marrëveshje të veçantë.
Ambasadori i Arabisë Saudite në
Teheran, Abdur-Rahman bin Gharman al-Shahri, në takimin e tij me Rafsanxhanin
me 2 prill 2014 i bëri një ftesë zyrtare dhe atë e bëri në emër të Mbretit të
Arabisë për një vizitë zyrtare në
Arabinë Saudite.
Në këtë takim, ambasadori Saudit tha
se zyrtarët sauditë dhe populli i saj i japim rëndësi vizitës për shkak të pozitës
që ka Ajetullah Akber Hashemi Rafsanxhani dhe me padurim e presin për të
mirëpritur atë.