İran

Ruhani: Turqia dhe Irani mund të bashkëpunojnë në industrinë e mbrojtjes

Presidenti iranian Hasan Ruhani ka kritikuar sanksionet e Amerikës kundër Turqisë, duke thënë se Turqia dhe Irani mund të bashkëpunojnë në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe të prodhojnë avionë luftarak.

Duke folur në një takim të mbajtur në kryeqytetin e Iranit, Teheran, për prezantimin e avionit luftarak ‘Kevser’, Ruhani ka folur për sanksionet e SHBA-së si dhe për marrëdhëniet me vendet fqinje.

Duke deklaruar se ata donin të prodhonin armë me kosto të ulët dhe me ndikim të lartë në industrinë e mbrojtjes, Ruhani deklaroi se Irani po bëhet gjithnjë e më i fortë në këtë fushë.

Presidenti iranian i cili theksoi se Irani mund të bashkëpunojë me vendet fqinje dhe mike, Turqinë dhe Pakistanin, vuri në dukje se nëse këto vende punojnë së bashku, ato do të jenë në gjendje të prodhojnë avionë luftarakë dhe se kanë kapacitet që të arrijnë edhe më shumë.

‘SHBA-JA ËSHTË NJË SHTET ‘JO I BESUESHËM’ NË BOTË’

Ruhani kritikoi sanksionet e SHBA-së kundër Turqisë dhe theksoi se ai dëshiron që Irani të bashkëpunojë më shumë me vendet fqinje.

Ruhani gjithashtu u shpreh se SHBA-ja është një vend ‘jo i besueshëm’ në botë, duke shtuar se: “SHBA-ja e di shumë mirë se nëse ata sulmojnë Iranin, kostoja do të jetë shumë e rëndë për ta.”

Ndërkohë, tek avioni luftarak ‘Kevser’ thuhet se janë përdorur sistem avionikë dhe sistem i brendshëm, tregues HUD, radarë për shumë qëllime, karakteristika të leximit të hartave inteligjente dhe prodhim të kabinave dyshe.

Burimi: Sputnik News