Ekspozitë e Kur’anit të Shenjtë në Qerbela
Një ekspozitë e Kur’anit të Shenjtë është duke u mbajtur nga Dar- ul - Kur'an, në Xhaminë e Shenjtë të Imam Husejnit në rajonin Bain - ul- Haramain në qytetin e shenjtë të Qerbelasë.
Sipas faqes të internetit Dar- ul - Kur'an , Ne duhet
të ringjallin ( mësimet e ) Kur’anit është motoja e ekspozitës, si pjesë
e një festivali të titulluar “Drita e Zbulesës dhe Pejgamberllëku”.)
Kopje të Kur'anit të Shenjtë, kaligrafi Kur'anore, postera ku shfaqën aktivitetet Kur'anore të Dar- ul - Kur'an, komente të Kur'anit, CD të Kur'anit, këndime të Kur’anit nga këndues, hafizë të shquar të Botës Myslimane, janë paraqitur në ekspozitë.
Ekspozita përfshin edhe programe të
tjera të tilla siç është “Rexhebijjah”, “Seanca
Kur’anore”, Këndim të Kur’anit në Xhaminë e Shenjtë të Imam Husejnit dhe një Garë Kombëtare
Kur’anore për këndimin e Kur’anit të Shenjtë me pjesëmarrjen e kënduesve të
Kur’anit nga krahinat e ndryshme të Irakut.
Me qëllim për të përhapur Kulturën
Kur'anore, Dar - ul - Kur'an ka organizuar dhe kontribuar në ekspozita të
ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të Kur'anit, gjithashtu, deri më tani ka
dhuruar libra Islame dhe produkte të ndryshme në mesin e komuniteteve të
ndryshme Islame.
Ekspozita është hapur më 16 maj 2014
dhe do të zgjasë deri më 21 maj 2014.