Kulturë - Art - Fe

Ceremonia e ndërrimit të Mbulesës së Qabesë në Mekë për Kurban Bajram

Një ceremoni për zëvendësimin e mbulesë së Qabes së Shenjtë, të njohur si Kiswa, me një të re filloi në Mekë të dielën, përpara Kurban Bajramit .

Një ekip i teknikëve filloi detyrën. Kjo përfshin heqjen e perdes mbi derën e Qabesë, e cila është e qëndisur me ar të kulluar.

Gjithashtu përfshin katër panele të Sures Al-Ikhlas (një Sure- Kaptinë e  Kur'anit) të vendosur në çdo cep të Qabes dhe fenerë të gdhendur me ajete  kuranore të varur në brendësinë e saj.

Çdo vit, pëlhura e vjetër e zezë që mbulon Qaben është hequr dhe një e re është e mbuluar në ditën e 9-të të muajit të Dhyl Hixhxhe, që bie të hënën më 20 gusht të këtij viti.

Pëlhura e zezë, e artë që mbështillet rreth Qabës zëvendësohet një herë në vit gjatë kohës së Haxhit.

Kjo ndodhë kur haxhijtë  shkojnë në malin Arafat për të dëshmuar një ritual kyç gjatë Haxhit.  Kisva e vjetër hiqet dhe zëvendësohet me një të re.

Muslimanët në mbarë botën, duke përfshirë haxhijtë në Mekë, do të festojnë Kurban Bajramin 21 Gusht 2018.  

Burimi: IQNA