Terroristët tekfiristë shkatërruan xhaminë e Uvejs el-Karaniut në Siri
Terroristët tekfiristë të përkrahur nga të huajt që veprojnë në Siri shkatërran një xhami të shenjtë shi’ite në krahinën veriore të Raka-s.
Kryengritësit e armatosur sulmuan xhaminë
e Uvejs el- Karaniut që është një tjetër vepër terroriste, që terroristë kanë vepruar
që nga fillimi i luftës, në nxitur nga të huajt, në Siri.
Krahina Raka në Siri ka qenë nën
kontrollin e një grupi të njohur terrorist tekfirist, i ashtuquajturit Shtetit
Islam i Irakut dhe Shamit.
Në muajin mars, militantët e një
grup të ndarë nga el –Kaida kanë bombarduar një pjesë të madhe të vendeve të
shenjta të myslimanëve Shia në qytetin
verior të Sirisë në Raka. Fotot e xhamisë së Ammar bin Jasirit dhe Uvej el- Karaniut
të postuar në internet tregojnë dëmtime të të shumta të dy xhamive.
Grupi i ashtuquajtur Shteti Islam i Irakut
dhe Shamit -el - Kaida - dhe grupe të
tjera militante tekfiriste kanë në shënjestër shumë vende historike dhe fetare
në Siri gjatë tre viteve të fundit, duke përfshirë edhe xhaminë e shenjtë të Hz.
Zajnebes, e bija e Imam Aliut dhe të kishave në fshatin e krishterë, Ma'loula,
pranë kryeqytetit, Damask.
Kombet e Bashkuara kanë shprehur
shqetësimin në lidhje me grabitjet e përhapura dhe shkatërrimet objekteve fetare-historike në Siri.
Siria është skena e një krize
vdekjepruese që prej muajit mars të vitit 2011. Fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre
rajonal, në veçanti Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - kanë thënë se po
përkrahin militantët që veprojnë brenda Sirisë.
Një studim i fundit i mbrojtjes
britanike tregoi se rreth 100.000 militantët, të fragmentuara në 1000 grupe,
janë duke luftuar në Siri kundër qeverisë dhe popullit.