Siria

Prezenca iraniane është legjitime në Siri

Sikurse  është raportuar kohë më parë, me 23 korrik në Izrael është mbajtur takimi në mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut dhe ministrit të punëve të jashtme Sergej Lavrovit dhe komandantit të shtabit të përgjithshëm, gjeneralit Valerij Gerasimov. Sipas burimit të qeverisë izraelite, Netanjahu në biseda ka thënë se Izraeli është i interesuar për tërheqjen e plotë të forcave iraniane nga Siria. Ministria e punëve të jashtme  ruse e ka refuzuar këtë thirrje izraelite.

Para kësaj janë lajmëruar informatat se në bisedë në mes presidentit rus Vladimir Putinit dhe Netanjahut për Sirinë, në të cilin kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trumi gjoja ka dhënë mbështetje në takimin me Putinin në Helsinki. Por, dje është prononcuar ambasadori rus në Izrael Anatolij Viktorov i cili e ka qartësuar situatën e krijuar.

Konkretisht ambasadori rus në Izrael ka theksuar rolin kyç të Iranit në përpjekjet e luftës kundër terrorizmit në Siri, duke treguar se prezenca e Teheranit në luftë kundër terrorizmit në Siri, është legjitime dhe në kuadër të drejtës ndërkombëtare, prandaj Rusia nuk mund të detyrojë Iranin të tërheq trupat e tij nga territori sirian.

“Irani luan rol të rëndësishëm në përpjekjet tona të përbashkëta në shkatërrimin e terroristëve në Siri”, ka thënë Anatolij Viktorob në intervistën  e djeshme për televizionin izraelit Kanal 10.” Prezenca iraniane në Siri është sipas parimeve të KB-së dhe Kartës së Kombeve të bashkuara dhe plotësisht legjitime. Pra, mendoj se në këtë fazë kërkesat për largimin e luftëtarëve të huaj nga hapësira siriane janë joreale”, ka thënë ambasadori rus në Izrael Viktorov.

Diplomati ka paralajmëruar se thirrja e regjimit të Tel Avivit që Rusia të dëbojë aleatët iranian nga Siria, në të cilin Teherani, Moska dhe Hezbollahu ndihmojnë ushtrinë siriane në luftë kundër grupeve të shumta terroriste, nga të cilët kanë edhe mbështetjen izraeliten përpjekje për të rrëzuar qeverinë në Damask, aspak nuk janë reale.

E ndihmuar nga ana e aleatëve të vet, qeveria siriane ka realizuar fitore të rëndësishme kundër grupeve terroriste në disa fronte. Regjimi izraelit është i shqetësuar për shkak të përparimit të ushtrisë siriane në luftë kundër terroristëve të cilët veprojnë në jug të vendit dhe në afërsi të territoreve të okupuara nga ana e Izraelit, në të cilat praktikisht operacionet ushtarake kanë përfunduar.

 

Ky shqetësim e ka inkurajuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun që përgjatë dy muajsh dy herë të vizitojë Rusinë. Netanjahu ka përsëritur thirrjen e Izraelit për tërheqjen e luftëtarëve iranian nga Siria gjatë bisedës së para ca kohësh me presidentin rus Vladimir Putinin, e më vonë edhe me Sergej Lavrovin. Megjithatë Moska disa herë ka thënë se prezenca iraniane në Siri, sikurse edhe asaj ruse, është si pasojë e kërkesës së qeverisë nga Damasku dhe është legjitime.  Por Damasku ka thënë se misioni i Teheranit në luftë kundër terrorizmit në Siri nuk mund të jetë temë e shqyrtimeve në bisedime.

Irani poashtu qartë ka porosit se do të vazhdojë misionin e tij antiterrorist në Siri, gjersa të ketë nevojë qeveria legjitime në Damask. Ambasadori rus poashtu ka fol edhe për ekzistimin e marrëveshjes me Tel Avivin për të zvogëluar shqetësimi i regjimit izraelit nga situata e porsakrijuar në jug të Sirisë dhe se në afërsi të kufirit me Izraelin dhe Golanin e okupuar do të vendoset vetëm ushtria e rregullt siriane.

“Prioriteti i kësaj marrëveshje është të sigurohet Izraeli, e këto nuk janë fjalë boshe për politikën e  jashtme ruse “, ka thënë Viktorovi.” Në hapësirën jugore deeskalimi në Siri nuk ka dhe nuk duhet të ketë trupa josiriane. Për detajet specifike akoma po shqyrtohet dhe nuk do të ishte e udhës tani të zbulohen”, ka shtuar ai. Më tej shtoi se “Moska në mënyrë të hapur dhe sinqertë mund të bisedojë me miqtë iranian për tërheqje nga Siria, por assesi nuk mund të detyrojë që të tërhiqen”.

Viktorovi në intervistë është pyetur se “ a pajtohet Rusia me sulmet ajrore të Izraelit në Siri”.”Nuk pajtohemi me asnjë veprim të dhunshëm. Nuk mund të pajtohemi me këto veprime të cilat i ka ndërmarr qeveria izraelite, Si mund të jemi të kënaqur”. Çdoherë kur Siria k arrit sukses në luftë kundër terrorizmit në frontet e saja, Izraeli ka rritur sulmet ajrore kundër ushtrisë siriane, gjë që kuptohet si përpjekje të mbështetjes së terroristëve.

Forcat ajrore të regjimit izraelit kohë më parë kanë gjuajtur bazën ajrore siriane T-4 në Homs, duke vrarë më shumë se 10 ushtar, në mesin e të cilëve edhe shtatë këshilltar iranian. Teherani ka premtuar se do të ndëshkojë regjimin izraelit për këtë sulm. Izraeli poashtu ka kërcënuar me sulme tjera në Siri, por operacionet ushtarake gjer tani nuk ka pas në mes trupave siriane dhe forcave izraelite, të cilët në pjesën e okupuar të Golanit i ndan vetëm pengesat metalike dhe telat me gjemba.

Burimi: LOGIČNO