Imam Hamenei : Irani nuk do të përkulet
Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik, Imam Sejjid Ali Hamenei ka konfirmuar se Republika Islamike e Iranit nuk do të përkulet ndaj presionit të Perëndimit në bisedimet bërthamore me fuqitë botërore.
Imam Hamenei u kërkoi zyrtarëve
iranian për të rritur aftësitë ekonomike, shkencore dhe ushtarake me përpjekje
të shtuara për atdheun, duke thënë se Irani do të ndjekë rrugën e drejtë
në bisedime.
Fuqitë botërore duhet të dinë
se populli i Iranit nuk do të përkulet, nën presion, ka thënë Imam
Hamenei, sipas Televizionit shtetëror.
Ai, më tej, deklaroi: Në qoftë
se ne aktivizojm potencialin e brendshëm dhe përqëndrohemi në aftësitë lokale,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë e tjera nuk do të jetë në gjendje të
na bëjnë asgjë, qoftë ana ushtarake apo jo- ushtarake.
“Fuqitë e mëdha duhet të dinë se populli
i Iranit kurrë nuk do të gjunjëzohet, sepse
populli i Iranit është një popull i gjallë
dhe të rinjtë e Iranit janë duke ecur në rrugën e drejtë,” tha Imam Hamenei.
Para këtyre fakteve, të vërtetave,
Imam Hamenei rikujtoi thënien e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit,
Imam Humejnit, se “Amerika nuk mund ta na bëjë asgjë”.
Raundi tjetër i bisedimeve të
nivelit të lartë mes Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore do të fillojë të
mërkurën, me qëllim që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për të kufizuar
aftësinë e Iranit për të prodhuar armë bërthamore para afatit, 20 Korrik 2014.